Dosja E AKSHI-t/ Andi Bushati: Jetojmë Në Një Vend Ku Ligjin E Bën Mafia, PS Duhet Të Shpallet Organizatë Kriminale

0

Analisti i njohur ka bërë akuza tejet të rënda lidhur me përmbajtjen e dosjes së AKSHI-t, duke deklaruar se ajo nuk zbulon thjesht vjedhje me tendera të paracaktuar, por provon se Shqipëria funksionon si një shtet ku ligjin e bën mafia. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bushati u shpreh se faktet e dala deri më tani e tejkalojnë konceptin e një shteti diktatorial dhe e vendosin vendin në kategorinë e një shteti fashist.

Sipas tij, dosja tregon se nuk vepronte si një figurë e izoluar apo si një kriminel ordiner, por si një person me mandat politik për të dhënë urdhra në të gjitha nivelet e shtetit. “Një njeri që thërret dhe urdhëron drejtoreshën e AKSHI-t, deputetë, drejtues të shërbimeve sekrete dhe institucione kyçe si hipotekat, nuk e bën këtë pa një mandat. Dhe këtë mandat ia ka dhënë ”, deklaroi Bushati.

Ai theksoi se dyshimet për veprimtari kriminale nuk lidhen vetëm me vjedhjen e parave publike përmes skemave si 5D apo tenderëve të paracaktuar, por shkojnë shumë më tej. “Vjedhja e parave është një krim, por kur bashkë me këtë përdoret pengmarrja, frikësimi dhe bashkëpunimi me banda kriminale për të eliminuar këdo që pengon vjedhjen, atëherë kemi të bëjmë me një sistem mafioz të mirëorganizuar”, u shpreh ai.

Bushati përmendi se në këtë “thes”, përveç biznesmenëve dhe bandave kriminale, rezultojnë të përfshira edhe institucione që duhet të garantojnë ligjshmërinë, si Komisioni i Prokurimeve Publike, strukturat e hipotekave dhe shërbimet informative. “Në këto kushte, nuk jetojmë thjesht në një vend të vjedhur, por në një vend ku ligjin e bën mafia”, theksoi ai.

Në këtë kontekst, Bushati u ndal edhe te videoja e publikuar së fundmi, e cila tregon qilarin ku ruheshin verëra me vlerë miliona euro, brenda vilës së Ergys Agasit në periferi të Tiranës. Sipas tij, këto pamje përforcojnë dëshmitë e ish-zëvendëskryeministrit , i cili nga ekzili ka denoncuar lidhjet mes korrupsionit shtetëror dhe krimit të organizuar.

“U tha se Ahmetaj nuk dha prova. Por prova që u konsiderua e pabesueshme ishte ajo e shishes së verës 33 mijë euro. Tani, kur sheh kantinën me miliona euro verë, nuk të duket më e pabesueshme as tuneli, as AKSHI, as asgjë tjetër. Në këtë bandë grabitësish, asgjë nuk të çudit më”, deklaroi Bushati.

Ai vijoi duke përforcuar tezën se Partia Socialiste nuk mund të konsiderohet më një forcë politike normale. Sipas tij, ajo ka marrë formën e një bande kriminale që vepron përmes kapjes së shtetit, grabitjes së parave publike, rrëmbimit të njerëzve dhe korruptimit të institucioneve të sigurisë dhe rendit. “Duhet nisur një lëvizje që kjo forcë politike të dalë jashtë ligji. Në një sistem normal, një parti që mban në këmbë një sistem mafioz nuk ka asnjë justifikim për të ekzistuar”, u shpreh Bushati.

Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike dhe sociale, ku dosjet hetimore, përgjimet dhe pamjet e publikuara po shtojnë presionin mbi qeverinë dhe po thellojnë ndarjen mes pushtetit dhe opinionit publik. Në këtë realitet, akuza se Shqipëria drejtohet nga një sistem mafioz nuk mbeten më thjesht retorikë politike, por, sipas Bushatit, mbështeten në fakte që tashmë janë në dosje.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Kantina Me Miliona Euro Verë E Ergys Agasi
Artikulli i radhësBerisha: Rama Nuk Ikën Me Vota Dhe As Me Drejtësi