
Në dosjen hetimore të për tenderat e , janë zbuluar elementë të fortë që tregojnë një skemë të dyshuar të transferimit dhe pastrimit të parave përmes faturimeve fiktive. Dëshmitë e administratorëve të kompanive të përfshira hedhin dritë mbi qarkullimin e mbi 10 milionë eurove në harkun kohor 2018–2020–2021, të transferuara drejt një distributori ushqimor çokollatash dhe biskotash.
Sipas materialeve të siguruara, fondet janë kaluar me fatura drejt kompanisë “Mega Distribution”, shoqëri në pronësi të dhe babait të tij. Në dosje rezulton se edhe vetë Rogers Rryta është mes personave të proceduar penalisht.
Marrëdhënie “tregtare” pa kontrata dhe pa produkte të qarta
Në dëshminë e tij, Rryta ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë administrator i shoqërisë së tij ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k., të cilat figurojnë si përfituese të tenderave në fushën e teknologjisë së informacionit. Megjithatë, ai ka pranuar se:
- nuk mban mend si ka nisur kjo marrëdhënie tregtare;
- nuk ka pasur kontrata formale;
- nuk i kujtohet çfarë produktesh janë shitur;
- nuk di si janë transportuar apo ku janë magazinuar mallrat.
Rryta ka theksuar se aktiviteti i kompanisë së tij kufizohet vetëm në tregtimin e produkteve ushqimore dhe veshjeve, duke mohuar çdo lidhje me teknologjinë e informacionit apo produktet IT.
10 milionë euro “çokollata” për kompani IT
Lidhur me kreditimet e vazhdueshme në llogaritë bankare të kompanisë së tij, në euro, dollarë dhe lekë, Rryta ka deklaruar se bëhet fjalë për pagesa faturash për shitje çokollatash dhe biskotash. Ai ka pretenduar se këto fonde janë përdorur për vijimin normal të aktivitetit tregtar.
Në dëshminë e tij, Rryta ka mohuar çdo njohje apo marrëdhënie me emra të tjerë të përfshirë në dosje, përfshirë , , dhe .
Andis Papa ndryshon versionin
Ndërkohë, pronari i kompanisë “Fastech”, Andis Papa, ka dhënë deklarime kontradiktore. Fillimisht, ai ka pohuar se pagesat në vlerë rreth 10 milionë euro ndaj “Mega Distribution” lidhen me shërbime teknologjike. Por përballë fakteve të paraqitura nga hetuesit e , se kompania “Mega” tregtonte vetëm çokollata dhe biskota, Papa ka ndryshuar qëndrim.
“Sinqerisht nuk e di mirë çfarë kemi blerë. Kemi bërë kontrata. Mbaj mend që sillnin produkte nga Turqia”, ka deklaruar ai, duke thelluar më tej dyshimet për natyrën reale të transaksioneve.
Masa sigurie dhe hetime në vijim
Për biznesmenët Rogers Rryta dhe Andis Papa, dhe kanë caktuar masën e sigurisë bllokim pasaporte, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën e dyshuar të pastrimit të parave përmes tenderave të AKSHI-t.
Dosja, sipas burimeve hetimore, konsiderohet një nga episodet më domethënëse që lidh tenderat publikë, kompanitë IT dhe qarkullimin e dyshimtë të miliona eurove, të maskuara pas faturave për çokollata dhe biskota.
