“Jemi SPAK, Do Të Të Vrasim Familjen” – Rrëfimi I Plotë I Gerond Meçes Për Pengmarrjen

0

Rrëmbimi i biznesmenit , i ndodhur më 12 gusht 2025, përshkruan një nga episodet më tronditëse të përplasjes mes biznesit privat dhe një sistemi të degraduar të prokurimeve publike, ku presioni institucional zëvendësohet nga dhuna mafioze. Ngjarja, sipas dëshmisë së detajuar të Meçes, tregon se në Shqipëri jo vetëm që tenderat publikë kontrollohen politikisht, por në rast rezistence përdoret frika, rrëmbimi dhe kërcënimi me jetë.

Sipas dosjes, pengmarrja lidhet drejtpërdrejt me ankesat e vazhdueshme që kompania e tij kishte bërë ndaj procedurave të , institucion që, sipas denoncimeve publike, kontrollohet nga . Kur rruga ligjore nuk dha rezultat, mekanizmi kaloi në fazën tjetër: dhunë e organizuar me mbështetje të heshtur shtetërore.

Nga ankesat ligjore te rrëmbimi mafioz

Gerond Meçe, inxhinier elektronik dhe administrator i kompanisë “Advanced Business Solutions (ABS)”, ka qenë për vite me radhë pjesë e tregut të shërbimeve IT, duke punuar si me sektorin privat ashtu edhe me institucionet shtetërore. Pas vitit 2016, thuajse të gjitha procedurat e mëdha në fushën e teknologjisë janë centralizuar në AKSHI.

Nga janari deri në korrik 2025, kompania ABS ishte ankuar në rreth 20 procedura prokurimi, kryesisht pranë AKSHI-t, por edhe në institucione të tjera. Ankesat ishin depozituar në dhe në gjykatat administrative, duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore.

Sipas rrëfimit të Meçes, pikërisht këmbëngulja për të përdorur ligjin ishte arsyeja pse ai u vu në shënjestër.

“Jemi SPAK” – Mashtrimi dhe kapuçi i zi

Më 12 gusht 2025, rreth orës 10:30, Meçe u ndal pranë banesës së tij nga një automjet tip Land Rover Defender, me pamje policore dhe me persona të veshur si efektivë. Njëri prej tyre e thirri në emër dhe iu prezantua: “Jemi SPAK, duhet të vish me ne”.

Duke besuar se bëhej fjalë për një veprim zyrtar, Meçe u bind. Vetëm pak çaste më vonë, prangat, kapuçi i zi dhe devijimi i itinerarit drejt Krrabës i treguan se nuk ishte SPAK, por një bandë e armatosur.

Gjatë rrugës, ai u kërcënua, u godit dhe iu kërkua passëordi i telefonit. Pasi refuzoi, autorët e dhunës i treguan armët dhe i thanë qartë: nëse nuk bashkëpunonte, do të kishte “plumbin në kokë”.

Qëllimi: tërheqja nga tenderat

Në një zonë të izoluar pranë Krrabës, Meçes iu tregua një dokument me tabela Excel, ku listoheshin të gjitha tenderat për të cilët kompania e tij kishte bërë ankesa, përfshirë edhe çështje në Gjykatën Administrative. Mesazhi ishte i qartë: ai duhej të tërhiqej nga të gjitha procedurat.

Autorët theksuan se nuk kishin “punë me paratë e tij”, por me faktin që po pengonte skemën e tenderave. Vetëm pasi kompania e tij depozitoi zyrtarisht tërheqjet në sistemin e KPP-së, rreth orës 16:20, Meçe u lirua.

Para se të zbriste nga makina, kërcënimi final ishte brutal: nëse do të denonconte, do të vritej ai dhe e gjithë familja e tij.

Dyshime për bashkëpunim institucional

Në dëshminë e tij, Meçe shpreh dyshime të forta se lirimi i tij ndodhi vetëm pasi banda mori konfirmim zyrtar se tërheqjet nga ankimimet ishin regjistruar në sistem. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhte pa akses dhe lidhje direkte brenda institucioneve të prokurimit.

Ai ngre dyshime konkrete për përfshirjen e një anëtari të KPP-së, duke argumentuar se verifikimi në kohë reale i tërheqjeve kërkon autoritet institucional dhe informacion të brendshëm.

“Në Shqipëri, mafia ka shtet”

Rasti i Gerond Meçes përshkruan një realitet ku ligji nuk mjafton për të mbrojtur biznesin, dhe ku shteti, në vend që të garantojë konkurrencë dhe siguri, shndërrohet në instrument presioni. Banda që e rrëmbeu qarkulloi lirshëm në Tiranë, përdori sirena policie, u prezantua si SPAK dhe veproi për orë të tëra pa u ndalur.

Ky episod forcon tezën e përhapur tashmë në opinionin publik: në shumë vende shtetet kanë mafia, por në Shqipëri, mafia ka shtet. Rrëfimi i Meçes nuk është thjesht historia e një pengmarrjeje, por një dëshmi e frikshme e mënyrës se si dhuna kriminale përdoret për të mbyllur gojën e atyre që kërkojnë drejtësi në sistemin e prokurimeve publike.

Artikulli i mëparshëmReuters: Molotovë Ndaj Qeverisë Shqiptare Pas Akuzave Për Korrupsion
Artikulli i radhësBardhi: Kushtetuesja Votoi Në Favor Të SPAK, Por Një Gjyqtar Kërkoi Të Rivotojë