
Partia Socialiste ka vendosur të tërhiqet nga kërkesa për ndëshkimin e 19 deputetëve të Partisë Demokratike, për të cilët më herët ishte kërkuar përjashtim 10-ditor nga punimet e Kuvendit. Nga 29 deputetë të opozitës të përfshirë fillimisht në kërkesën ndëshkimore, mazhoranca ka reduktuar listën në vetëm 10 ligjvënës.
Vendimi u diskutua në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e shumicës parlamentare për përjashtimin e deputetëve të opozitës, me argumentin se ata kanë ushtruar dhunë gjatë seancave plenare.
Sipas burimeve nga mbledhja, Partia Socialiste ka kërkuar që masat disiplinore të aplikohen vetëm ndaj 10 deputetëve të PD-së, ndërsa për 19 të tjerët është hequr dorë nga çdo ndëshkim.
Gjatë diskutimeve, ka propozuar që të mos ketë përjashtime 10-ditore nga Kuvendi për deputetët e opozitës. Megjithatë, për 10 ligjvënësit e përfshirë në listën përfundimtare, socialistët kanë kërkuar masa më të ashpra, që variojnë nga 30 deri në 60 ditë përjashtim nga punimet parlamentare.
Vendimi final pritet të merret në vijim nga organet përkatëse të Kuvendit, ndërsa debati politik mes mazhorancës dhe opozitës vijon të mbetet i tensionuar.
