
Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë së Sarandës, dhe , në kuadër të një hetimi për dyshime korrupsioni dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Sipas organit të akuzës, dyshimet lidhen me kërkimin dhe marrjen e 55 mijë eurove nga biznesmeni , me qëllim zbutjen e masave të sigurisë ndaj tij.
Sipas , Kledian Llaho akuzohet për veprën penale të korrupsionit, ndërsa Çlirim Shahini—i cili aktualisht ushtron profesionin e avokatit—për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Hetimet tregojnë se shuma totale e kërkuar ishte 55 mijë euro, në këmbim të ndërhyrjeve në procedurat gjyqësore që do të çonin në lehtësimin e masave të sigurisë.
Dosja evidenton se Papuçi ishte shmangur nga drejtësia për rreth dy vite dhe u arrestua më pas. Menjëherë pas arrestimit, masa e sigurisë u ndryshua brenda një ore nga gjyqtarja , pas kërkesës së prokurorisë. Sipas dyshimeve të SPAK, ky ndryshim i shpejtë ishte pjesë e një skeme të paracaktuar, ku pagesat e paligjshme synonin të ndikonin drejtpërdrejt vendimmarrjen gjyqësore.
Sipas prokurores , Llaho dyshohet se ka përfituar 30 mijë euro, të dorëzuara përmes biznesmenit , i akuzuar se ka vepruar si ndërmjetës (sekser). Hetimi sugjeron se paratë janë siguruar në Greqi.
Pas daljes nga burgu dhe vendosjes në masën “arrest shtëpie”, Papuçi dyshohet se i ka paguar edhe 25 mijë euro të tjera Çlirim Shahinit, me synimin që ky i fundit të ndërhynte për zëvendësimin e masës me “detyrim paraqitjeje”. Kjo kërkesë u pranua më pas nga gjykata.
Çështja pritet të shqyrtohet në . Ndërkohë, në gusht të këtij viti, Gjykata e Apelit ka konkluduar se Pando Papuçi nuk kishte konsumuar vepër penale lidhur me akuzën për ndërtim pa leje, duke rrëzuar thelbin e çështjes penale ndaj tij.
