Çfarë Ndodhi Në Teatrin E Vlorës: Qyteti Tre Ditë Pa Ujë, Bashkia Organizon Mbrëmje Gala, Qytetarët Shpërthejnë Në Revoltë

0

Prej tre ditësh, qyteti i përballet me mungesë totale të ujit të pijshëm, një situatë që ka shkaktuar indinjatë dhe revoltë të fortë mes banorëve. Kriza kulmoi mbrëmjen e sotme, kur dhjetëra qytetarë vendosën të ndërhyjnë drejtpërdrejt në aktivitetin festiv të organizuar nga Bashkia e Vlorës për festat e fundvitit.

Protestuesit u futën me forcë në , ku po zhvillohej një mbrëmje gala me pjesëmarrjen e zyrtarëve vendorë dhe të ftuarve. Me bidonë bosh në duar dhe pankarta proteste, qytetarët shprehën hapur zemërimin për faktin se, ndërsa familjet vlonjate janë pa ujë prej 72 orësh, bashkia kishte zgjedhur të organizonte një event festiv.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, hyrja e protestuesve në sallë u shoqërua me përplasje të ashpra me policinë dhe zyrtarët e bashkisë, duke krijuar tension dhe kaos për disa minuta. Thirrjet “Duam ujë”  “Poshtë qeveria” dhe akuzat ndaj drejtuesve vendorë dominuan sallën, duke e bërë të pamundur vijimin e aktivitetit.

Si pasojë e protestës, mbrëmja gala u ndërpre, ndërsa të ftuarit u detyruan të largohen nga ambientet e teatrit. Protesta vijoi edhe pas ndërprerjes së aktivitetit, me qytetarët që refuzuan të shpërndahen dhe kërkuan përgjigje konkrete për furnizimin me ujë.

Revolta në Teatrin “Petro Marko” shënon një përshkallëzim të pakënaqësisë qytetare në Vlorë, duke e kthyer krizën e ujit në një përplasje të drejtpërdrejtë mes banorëve, institucioneve vendore dhe forcave të rendit. Qytetarët paralajmërojnë se protestat do të vijojnë nëse mungesa e ujit nuk zgjidhet menjëherë dhe në mënyrë transparente.

Artikulli i mëparshëmTrump Pret Zelenskyn Në Mar-a-Lago: “Jemi Afër Fundit Të Luftës”, Dakordësi Për 90% Të Planit Të Paqes
Artikulli i radhësQeveria Rikthen Amnistinë Penale, Rreth 380 Persona Lirohen Nga Burgu Dhe 900 Të Tjerë Përfitojnë Ulje Dënimi