
Kreu i , , shpalli mbrëmjen e së dielës fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar rezultatin si “fitoren më të madhe në historinë e vendit”.
“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, deklaroi Kurti gjatë fjalës së tij para mbështetësve, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve përfaqëson një fitore qytetare dhe institucionale për .
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është në rrugë për të tejkaluar rezultatin historik të 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2% të votave, duke konfirmuar një mbështetje edhe më të gjerë elektorale.
Kurti theksoi se rezultati i zgjedhjeve kërkon veprim të shpejtë dhe pa vonesa në krijimin e institucioneve të reja. “Sa më parë që certifikohen rezultatet, aq më shpejt duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë punën e mirë”, u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se legjislatura e re përballet me sfida dhe projekte të rëndësishme, përfshirë Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian në vlerë 880 milionë euro, si dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, të cilat në total kapin vlerën e mbi 1 miliard eurove.
Në këtë kuadër, Kurti ftoi partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend, veçanërisht për marrëveshjet ndërkombëtare dhe projektligjet me rëndësi strategjike. “Këto marrëveshje do të jenë testi i parë serioz i bashkëpunimit qeveri–opozitë në katërvjeçarin e ardhshëm”, theksoi ai.
I pyetur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, Kurti u shpreh se është ende herët për të folur konkretisht, duke nënvizuar se fillimisht duhet pritur certifikimi i rezultateve. Ai shtoi se kjo temë duhet trajtuar në dialog me opozitën dhe me presidenten aktuale, , mandati i së cilës përfundon në muajin mars.
“Negocimi dhe dorëzimi i propozimit janë dy gjëra të ndryshme”, tha Kurti, duke sqaruar se bashkëbisedimi me opozitën është i domosdoshëm, por nuk nënkupton heqje dorë nga përgjegjësitë qeverisëse.
Në fund të fjalës së tij, Kurti theksoi se mbrëmja është për festë, ndërsa ditët në vijim do të jenë për punë intensive, duke e cilësuar rezultatin si një mandat të qartë për vazhdimin e qeverisjes dhe forcimin e Republikës së Kosovës.
