Trump Pret Zelenskyn Në Mar-a-Lago: “Jemi Afër Fundit Të Luftës”, Dakordësi Për 90% Të Planit Të Paqes

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, , priti për më shumë se dy orë në rezidencën e tij në Florida, , presidentin e Ukrainës, , në një takim që të dy palët e cilësuan si vendimtar për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në konferencën për shtyp pas takimit, Trump e vlerësoi bisedën si “të shkëlqyer”, duke theksuar se janë bërë hapa të rëndësishëm drejt paqes. “Diskutuam shumë pika. Mendoj se po afrohemi shumë, ndoshta jemi shumë afër fundit të luftës”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump bëri të ditur se menjëherë pas takimit me Zelenskyn kanë zhvilluar edhe biseda me liderët evropianë, të cilët i cilësoi si “liderë të shkëlqyer”. Sipas tij, komunikimi i përbashkët SHBA–Evropë ka prodhuar përparim real në procesin e paqes. “Kemi bërë shumë progres drejt përfundimit të luftës në Ukrainë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan theksoi se ishte një nder të priste delegacionin ukrainas, duke i quajtur ata “njerëz të mëdhenj dhe të fortë”, në një moment që ai e cilësoi historik për stabilitetin ndërkombëtar.

Nga ana e tij, Zelensky falënderoi Trump për “një takim të shkëlqyer” dhe konfirmoi se bisedimet kanë hyrë në fazën finale. Sipas presidentit ukrainas, palët kanë rënë dakord për 90% të një plani paqeje me 20 pika, ndërsa garancitë e sigurisë mes SHBA-së dhe Ukrainës janë dakordësuar plotësisht, në masën 100%.

Zelensky shtoi se ekipet evropiane dhe ukrainase do të vijojnë punën teknike në javët në vijim, me qëllim finalizimin e të gjitha çështjeve të mbetura pezull. Ai bëri të ditur se presidenti Trump do të presë ekipet negociatore në Uashington gjatë muajit janar, për të hedhur hapat e fundit drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Takimi në Mar-a-Lago po shihet si një pikë kthese në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, ndërsa deklaratat optimiste nga të dy presidentët kanë rritur pritshmëritë për një marrëveshje historike në fillim të vitit të ardhshëm.

Artikulli i mëparshëmKurti Shpall Fitoren Në Zgjedhje: Fitoi Populli Dhe Republika E Kosovës
Artikulli i radhësÇfarë Ndodhi Në Teatrin E Vlorës: Qyteti Tre Ditë Pa Ujë, Bashkia Organizon Mbrëmje Gala, Qytetarët Shpërthejnë Në Revoltë