(VIDEO) Dhunohet Sportisti Grek Në Serbi / Rrihet Barbarisht Në Ring Bashkë Me Trajnerin Pasi Mundi Rivalin

0

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në sportin e kickbox-it në Serbi, ku sportisti grek dhe bashkëpunëtori i tij janë dhunuar brutalisht në ring, vetëm pak sekonda pasi ai kishte fituar ndeshjen ndaj rivalit serb.

Incidenti u shënua gjatë një eventi sportiv në , ku Tsoukalas arriti të fitojë me nokaut ndaj kundërshtarit të tij, . Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, rreth 100 persona hynë me forcë në ring dhe sulmuan ekipin grek, duke e kthyer një event sportiv në një skenë dhune të pakontrolluar.

Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit , sulmi ndodhi brenda pak sekondash pas fitores. Ai tregoi se sportisti grek u transportua me urgjencë në spital, pasi pësoi dëmtime serioze nga grushtet, shkelmat dhe goditjet me karrige që zgjatën për rreth dy minuta.

Kochliaridis theksoi se situata mund të kishte përfunduar në tragjedi, pasi ekipi grek përbëhej vetëm nga katër persona, ndërsa dhunuesit ishin dhjetëra. Në ring ndodheshin edhe trajneri dhe sportisti i , , të cilët u përpoqën të festonin fitoren dhe të qetësonin situatën.

Sipas dëshmisë, Tsoukalas u përkul dhe ra në gjunjë për të treguar respekt ndaj kundërshtarit dhe për të shmangur provokimet, pasi atmosfera ishte tashmë e tensionuar. Megjithatë, ndërsa ishte ende në tokë, ai u godit me grusht nga vëllai i kundërshtarit, duke nisur sulmin masiv.

Më alarmuese është fakti se, sipas burimeve të ekipit grek, një prej personave të përfshirë në dhunë ishte parë me thikë, ndërsa policia nuk ndërhyri për të ndalur përplasjen gjatë minutave kritike të sulmit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në mediat greke dhe ndërkombëtare, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë në eventet sportive dhe përgjegjësinë e organizatorëve. Dhuna e ushtruar ndaj sportistëve pas një fitoreje sportive shihet si një njollë e rëndë për sportin dhe një precedent i rrezikshëm që kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet sportive dhe ligjzbatuese.

Artikulli i mëparshëmRama Del Hapur Kundër Drejtësisë: “Jemi Vendi Më Skandaloz I Këshillit Të Europës”