Policia Ndalon Drejtoreshën E Ministrisë Së Brendshme / Dyshime Për Kanosje Dhe Djegie Të Pronës

0

Policia e Tiranës ka ndaluar me iniciativë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, , e cila dyshohet se ka kanosur përmes mesazheve një shtetas të huaj, të identifikuar me inicialet M. M.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja lidhet me dërgimin e mesazheve kërcënuese, ndërsa ndaj zyrtares së lartë rëndojnë edhe dyshime të tjera për një incident të ndodhur në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, . Në këtë rast, Bime dyshohet se ka djegur një orendi shtëpiake në apartamentin që ndodhet pranë rrugës “Hysen Gjura”, në zonën e Kinostudios, në Tiranë.

Alma Bime mban prej disa vitesh postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme, një pozicion i rëndësishëm në administratën shtetërore, i lidhur drejtpërdrejt me çështje të ndjeshme si migracioni, azili dhe lufta kundër trafikimit.

Ndërhyrja e policisë ndaj një zyrtareje të këtij niveli ka ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e përgjegjshmërisë dhe sjelljes së funksionarëve publikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për akuza që lidhen me kanosjen dhe dëmtimin e pronës.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi ecurinë procedurale të çështjes, ndërsa pritet që rasti të ndiqet nga organet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore. Ndërkohë, ngjarja shton edhe më tej listën e rasteve ku emra të administratës së lartë përfshihen në hetime apo procedime penale, duke rikthyer debatin mbi integritetin dhe kontrollin e brendshëm në institucionet shtetërore.

Artikulli i mëparshëmRama Në Mbrojtje Të Drejtoreshës Së AKSHI-t: “Ka Respektimin Tim Maksimal, Jeton Me Qira”
Artikulli i radhësRama Del Hapur Kundër Drejtësisë: “Jemi Vendi Më Skandaloz I Këshillit Të Europës”