Rama Del Hapur Kundër Drejtësisë: “Jemi Vendi Më Skandaloz I Këshillit Të Europës”

0

Kryeministri ka dalë hapur kundër mënyrës se si po funksionon drejtësia e re në Shqipëri, duke e cilësuar situatën e paraburgimit si alarmante dhe skandaloze edhe në sytë e . Në një deklaratë të fortë publike, Rama tha se Shqipëria renditet ndër vendet më problematike për nivelin e dënimeve dhe përdorimin e masave të sigurisë.

“Jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Europës për nivelin e dënimeve. Jemi vetëm me Rusinë mbrapa, por Rusia u përjashtua nga Këshilli. Kemi 1985 të dënuar dhe 4442 të burgosur. Kjo do të thotë që një e treta janë të pa dënuar,” deklaroi Rama.

Sipas tij, sistemi aktual ka krijuar një realitet ku prezumimi i pafajësisë nuk ekziston më, ndërsa qytetarët shpallen fajtorë që në momentin e dyshimit. Rama e cilësoi këtë situatë si një traumë që Shqipëria e ka kaluar një herë dhe që po përsëritet sërish.

“Probabiliteti që ti të shkosh në burg si i dyshuar është më i lartë se sa të jesh fajtor. Ky është fakti më rrëqethës. Këshilli i Europës ka bërë një dokument të tërë për paraburgimin dhe ai dokument është alarm,” theksoi ai, duke kujtuar parimin bazë të drejtësisë demokratike: “më mirë 100 fajtorë jashtë, sesa një i pafajshëm brenda.”

Rama kritikoi ashpër përdorimin automatik të masave të sigurisë, duke thënë se nuk mund të funksionojë logjika “kap e fut brenda, e shohim nesër a është fajtor apo jo”. Sipas tij, çdo masë duhet të argumentohet dhe të justifikohet në mënyrë konkrete, jo të aplikohet si procedurë rutinë.

Ai u ndal edhe te natyra e veprave penale, duke theksuar se jo çdo hetim apo akuzë nga Prokuroria lidhet me korrupsionin. Rama solli si shembull veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, të cilën e quajti një “thes të madh” ku futen lehtësisht shumë raste, ndërsa vuri në dukje se edhe Bashkimi Europian ka kërkuar rishikimin e këtij nocioni përmes një direktive të re.

Në vijim të deklaratës së tij, Rama ngriti pikëpyetje mbi përdorimin e mesazheve si prova penale dhe mënyrën se si ato ekspozohen publikisht.

“Që kur mesazhet janë prova? Që kur janë ushqim për mediat? Po dikush del i pafajshëm pas gjithë këtij kalvari, çfarë vlere ka më pafajësia kur i është shkatërruar jeta dhe familja? Kush ia kthen jetën mbrapsht?” tha ai.

Kryeministri solli edhe shembuj konkretë për të ilustruar, sipas tij, disproporcionin mes veprës dhe masës së dënimit, duke përmendur rastin e kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrëzit që përfundoi në burg për prerje pemësh, duke e quajtur rastin “turp” në raport me mënyrën se si po administrohet drejtësia.

Në përfundim, Rama deklaroi se nuk fajëson mediat, por ata që sipas tij “i ushqejnë me helm” përmes nxjerrjes së copëzave nga dosjet hetimore. Ai paralajmëroi se pasojat e këtij modeli po reflektohen edhe në vendimet e , ku Shqipëria është penalizuar për shkelje të rënda pas proceseve të zvarritura dhe paraburgimeve të pajustifikuara.

Deklaratat e Ramës pritet të ndezin një debat të fortë politik dhe institucional, në një moment kur përplasja mes qeverisë, SPAK-ut dhe drejtësisë së re është më e fortë se kurrë.

Artikulli i mëparshëmPolicia Ndalon Drejtoreshën E Ministrisë Së Brendshme / Dyshime Për Kanosje Dhe Djegie Të Pronës
Artikulli i radhës(VIDEO) Dhunohet Sportisti Grek Në Serbi / Rrihet Barbarisht Në Ring Bashkë Me Trajnerin Pasi Mundi Rivalin