
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një konferencë për shtyp një-orëshe, ku sqaroi kontekstin e sulmit të SHBA-së ndaj Venezuelës dhe rrjedhën e operacionit që çoi në arrestimin e presidentit Nicolas Maduro.
Ja pesë pikat kryesore që dolën nga fjalimi i tij:
Tranzicioni i “duhur” i Venezuelës
Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të drejtojnë Venezuelën derisa të ndodhë një tranzicion i duhur politik dhe ekonomik. Ai shtoi se kjo do të përfshijë hyrjen e kompanive amerikane të naftës, të cilat do të kontribuojnë në fitimet e vendit.
Sulmi i dytë, i gatshëm në çdo moment
Presidenti paralajmëroi se SHBA-të janë të përgatitura për një sulm të dytë, shumë më të madh, nëse situata do ta kërkojë. Sulmi i parë, sipas tij, ishte i mjaftueshëm për momentin, por plani për një valë tjetër ekziston.
Arrestimi i Maduros dhe gruas së tij
Gjenerali Dan Caine, oficeri më i lartë ushtarak amerikan, sqaroi se Nicolas Maduro dhe gruaja e tij u dorëzuan pa humbje jetësh amerikane. Forcat amerikane arritën në kompleksin e tij në orën 2:01 të mëngjesit dhe i transferuan në një anije luftarake rreth dy orë e gjysmë më vonë.
Situata politike e opozitës
Trump përmendi Maria Corina Machado, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe, duke thënë se ajo nuk ka mbështetjen e nevojshme për të udhëhequr Venezuelën. Nga ana tjetër, zëvendëspresidentja e Maduros, Delcy Rodriguez, u shpreh e gatshme të bashkëpunonte për të rikthyer “madhe” vendin.
Kërcënime ndaj Kubës dhe Kolumbisë
Presidenti paralajmëroi Kubën dhe Kolumbinë për përfshirjen e tyre në aktivitetet kriminale në rajon. Ai akuzoi liderin kolumbian Gustavo Petro për prodhimin e kokainës dhe u kërkoi qeverive të dy vendeve të jenë të kujdesshme. Trump theksoi se qëllimi është të krijohet stabilitet në rajon dhe të rivendoset “pushteti amerikan në Hemisferën Perëndimore”. Marco Rubio tha se qeveria komuniste kubane gjithashtu duhet të jetë e shqetësuar. Qëllimi i gjithë kësaj ishte të “na rrethonte me stabilitet” dhe të rivendoste “pushtetin amerikan në rajonin tonë”, tha Trump.
