Nga Venezuela Te Rendi Global: Fundi I Tolerancës Ndaj Narko-Shteteve Në Epokën Trump

0

Arrestimi i Nicolas Maduros nuk është thjesht fundi i një regjimi autoritar në Amerikën Latine. Ai shënon një pikë kthese në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara po e konceptojnë rendin ndërkombëtar, veçanërisht përballë narko-shteteve dhe sistemeve politike që e ndërtojnë pushtetin mbi kriminalitetin.

Zhvillimet e fundit rreth Venezuelës duhet lexuar jo si një episod i izoluar rajonal, por si pjesë e një doktrine më të gjerë politike, e cila po artikulohet qartë nën presidencën e .

Një ndryshim paradigme në politikën amerikane

Për dekada me radhë, regjime të dyshuara për lidhje me krimin e organizuar janë trajtuar nga Perëndimi me gjuhën e kompromisit, stabilitetit dhe “dialogut kritik”. Në shumë raste, kjo qasje prodhoi legjitimim de facto të narko-regjimeve, duke i lejuar ato të mbijetonin nën petkun e sovranitetit formal.

Administrata Trump ka zgjedhur një rrugë tjetër: emërtimin e drejtpërdrejtë të problemit. Në këtë kornizë, një regjim që kontrollon shtetin përmes trafikut të drogës, terrorit dhe korrupsionit sistemik nuk konsiderohet më aktor politik i diskutueshëm, por entitet kriminal.

Arrestimi i përfaqëson shprehjen më të qartë të këtij ndryshimi paradigme.

Narkoterrorizmi si kërcënim gjeopolitik

Në doktrinën aktuale amerikane, narkotrafiku nuk trajtohet më si problem periferik i rendit publik, por si kërcënim strategjik për sigurinë ndërkombëtare. Narko-shtetet destabilizojnë rajone të tëra, shkatërrojnë ekonomitë kombëtare dhe prodhojnë emigracion masiv, duke u kthyer në burim krize globale.

Në këtë kuptim, Venezuela nuk është përjashtim, por precedent. Rrëzimi i një narko-diktature dërgon sinjalin se mburoja politike nuk është më e garantuar për regjime që e përdorin pushtetin si instrument kriminal.

Fundi i relativizmit “woke” në politikën e jashtme

Një element thelbësor i kësaj qasjeje është refuzimi i relativizmit moral, i cili për vite me radhë justifikoi diktatura në emër të ndjeshmërive ideologjike, stabilitetit artificial apo ekuilibrave të rremë diplomatikë.

Trump ka rikthyer një ndarje të qartë morale në politikën e jashtme amerikane:
ose rend dhe ligj, ose kaos kriminal.
Nuk ka më hapësirë për ambiguitet kur shteti shndërrohet në instrument të narkotrafikut dhe terrorit.

Një pasqyrë globale për sistemet politike

Ky ndryshim doktrinar nuk ka nevojë për adresime direkte apo deklarata të personalizuara. Ai krijon një pasqyrë globale, ku çdo sistem politik që flirt-on me kapjen e shtetit nga krimi e kupton se imuniteti politik nuk është më i përjetshëm.

Në këtë prizëm, ajo që po ndodh me Venezuelën është më pak një histori latino-amerikane dhe më shumë një deklaratë për rendin ndërkombëtar që po riformësohet.

Epoka Trump po shënon fundin e tolerancës ndaj narko-shteteve dhe rikthimin e një logjike të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet ndërkombëtare: pushteti që kriminalizohet humb legjitimitetin ndërkombëtar.

Arrestimi i Maduros është kapitulli i parë i kësaj qasjeje të re. Mesazhi është universal, i ftohtë dhe racional: koha e alibive politike ka përfunduar.

Artikulli i mëparshëmKapja E Maduros Në Venezuelë, Reagon Ambasada Amerikane Në Tiranë
Artikulli i radhësQyteti Nën Ujë, Shteti I Zhdukur: Gjirokastra Në Pragun E Kaosit