“Do Të Përballemi Me Kartelet E Drogës Kudo Që Ndodhen”, SHBA Mbështet SPAK Dhe BKH Në Luftën Kundër Krimit Dhe Korrupsionit

0

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, , është takuar ditën e sotme me Kryeprokurorin e Posaçëm të , , si dhe me kreun e , .

Gjatë takimit, përfaqësuesja e SHBA ka përgëzuar drejtuesit e rinj për marrjen e detyrave të tyre, duke ritheksuar mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për institucionet e drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikut të narkotikëve.

Mesazhi i SHBA ka qenë i qartë dhe pa ekuivok: lufta kundër karteleve të drogës është një prioritet strategjik, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Kjo linjë është përforcuar edhe nga deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, , i cili ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të përballen me kartelet e drogës kudo që ato veprojnë dhe kudo që cenojnë interesat dhe sigurinë kombëtare amerikane.

Sipas mesazhit diplomatik të përcjellë, mbështetja e SHBA për SPAK dhe BKH nuk është vetëm simbolike, por lidhet drejtpërdrejt me pritshmëritë për rezultate konkrete, hetime të thelluara dhe goditje reale ndaj strukturave kriminale, përfshirë lidhjet e tyre me korrupsionin politik dhe institucional.

Takimi vjen në një moment kyç për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, në një fazë ku SPAK dhe BKH pritet të intensifikojnë hetimet ndaj dosjeve të mëdha, duke rritur presionin ndaj rrjeteve të krimit të organizuar dhe figurave të përfshira në korrupsion të nivelit të lartë.

Mesazhi nga Uashingtoni është i drejtpërdrejtë: lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri mbetet një interes strategjik i SHBA, dhe institucionet e drejtësisë që prodhojnë rezultate do të kenë mbështetje të fortë politike dhe ndërkombëtare.

Artikulli i mëparshëmPërfshihet Nga Flakët Tregu Te “5 Maji” Në Tiranë, Situata Serioze
Artikulli i radhësBalluku Me Të Përmbyturit, Shehaj: Të Paftyrë Që Pasi I Vjedhin Shqiptarët, I Tallin