
është shpallur fituese e Superkupës së Spanjës pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj rivalëve të përjetshëm të , në finalen e zhvilluar në Xhedah. Një El Clasico spektakolar, me ritëm të lartë, gola, përmbysje dhe emocione deri në sekondat e fundit, i dhuroi katalanasve trofeun e parë të sezonit.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 36-të, kur finalizoi një aksion të shpejtë të Barcelonës për golin e avantazhit. Reagimi i Real Madridit ishte i menjëhershëm: në minutat shtesë të pjesës së parë, barazoi shifrat pas një depërtimi individual në zonë.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, riktheu Barcelonën në avantazh në minutën 45+3’, por vetëm pak çaste më pas, shënoi për Realin, duke e mbyllur pjesën e parë në barazimin spektakolar 2-2.
Në pjesën e dytë, loja mbeti e hapur dhe e luftuar. Goli vendimtar erdhi në minutën e 76’, kur sërish Raphinha goditi drejt portës dhe topi, pas një devijimi nga mbrojtja, përfundoi në rrjetë për rezultatin 3-2. Ky ishte goli që vulosi fatin e finales.
Në minutat e fundit, skuadra e u detyrua të luante me dhjetë lojtarë, pas kartonit të kuq të , i ndëshkuar për një ndërhyrje të gabuar ndaj . Megjithatë, Barcelona arriti të mbrojë avantazhin deri në fund.
Me këtë triumf, Barcelona shkon në kuotën e 16 Superkupave të Spanjës, duke konfirmuar statusin e saj si klubi më i suksesshëm në këtë kompeticion. Pas këtij suksesi, katalanasit do ta zhvendosin fokusin te gara për titullin në La Liga dhe te objektivat në Champions League.
Rezultati final:
Barcelona 3-2 Real Madrid
Shënuesit:
Raphinha 36’, 76’, Lewandowski 45+3’ / Vinicius 45+2’, Gonzalo Garcia 45+6’
