
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në fshatin , në territorin e bashkisë . Një mjet fadromë ka goditur një person brenda një kantieri ndërtimi, duke i shkaktuar dëmtime fatale.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë kryerjes së manovrave me mjetin fadromë në kantier, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në të njëjtin kantier. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të , por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi E. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë për aksidentin tragjik.
