Denoncimi I MABCO: Skemë E Organizuar Për Të Marrë Aeroportin E Vlorës!

0

Kompania zvicerane , aksionere mazhoritare me 98% të kapitalit në , ka dalë publikisht me një deklaratë të fortë për shtyp, duke denoncuar atë që e cilëson si një tentativë të organizuar për shpronësim dhe bllokim të paligjshëm të investimit në Aeroportin e Vlorës.

Në deklaratën e shpërndarë nga Tirana dhe Lugano, MABCO paralajmëron se po përballet me “një skemë të mirëorganizuar që synon shpronësimin de facto dhe de jure të investitorit shumicë dhe paralizimin e një prej investimeve më strategjike në Shqipëri”.

Sipas kompanisë zvicerane, kjo situatë po realizohet përmes vendimeve gjyqësore të marra në mënyrë të fshehtë dhe në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës tregtare dhe procedurale. Thelbi i konfliktit lidhet me faktin se, sipas MABCO, gjykatat i kanë dhënë një aksioneri minoritar, me vetëm 2% të aksioneve, të drejtën për të bllokuar funksionimin e shoqërisë dhe vendimmarrjen e aksionerit që zotëron 98% të kapitalit.

Në deklaratë theksohet se përmes vendimeve kontradiktore dhe të dyshimta, MABCO-s i janë bllokuar të drejtat e saj në shoqërinë VIA Sh.p.k., duke krijuar një precedent të rrezikshëm për sigurinë juridike dhe klimën e investimeve të huaja në Shqipëri.

Shkelje Të Rënda Gjyqësore Dhe Procedurale

MABCO evidenton disa shkelje serioze, mes të cilave përmbysjen e parimeve bazë të së drejtës tregtare, arbitraritetin procedural dhe shpërfilljen e hierarkisë gjyqësore. Sipas deklaratës, vendimet e gjyqtarëve Fatmir Ndreu dhe Marjana Shegani janë marrë në mungesë të plotë të përfaqësuesve të MABCO-s, pa njoftim paraprak dhe në fshehtësi, duke shkelur parimin e kontradiktorialitetit.

Po ashtu, kompania denoncon zvarritjen e qëllimshme të procedurave, duke theksuar se, ndonëse një nga vendimet është dhënë prej më shumë se tre javësh, pala e interesuar ende nuk është njoftuar zyrtarisht, çka pengon ushtrimin e së drejtës së ankimit në Gjykatën e Apelit.

Një element tjetër alarmues, sipas MABCO-s, është fakti se pavarësisht se kishte rrëzuar më parë një vendim të ngjashëm, një vendim pothuajse identik është nxjerrë sërish nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm një ditë më pas, duke sfiduar hapur hierarkinë gjyqësore.

Alarm Për Sigurinë Dhe Interesin Publik

Në deklaratë ngrihet edhe një alarm serioz për sigurinë dhe interesin publik. MABCO thekson se ky ngërç artificial ka paralizuar punimet në Aeroportin e Vlorës dhe se vijimi i punimeve pa mbikëqyrjen dhe kontrollin e aksionerit mazhoritar përbën rrezik real për standardet teknike dhe sigurinë e ardhshme të qytetarëve.

Sipas kompanisë, ky skenar nuk dëmton vetëm investitorin zviceran, por rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët shqiptarë, të cilët rrezikojnë të paguajnë koston e dështimit të një projekti strategjik që duhet të bëhet funksional në një afat të afërt.

Thirrje Për Ndërhyrje Të Menjëhershme

MABCO u bën thirrje zyrtare dhe organeve të inspektimit që të hetojnë menjëherë motivet dhe procedurat e ndjekura nga gjyqtarët e përfshirë. Po ashtu, kompania kërkon ndërhyrjen e institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare për të ndalur atë që e cilëson si një tentativë për “plaçkitje” juridike të një investitori të huaj.

Në përfundim, MABCO shprehet e vendosur të mbrojë investimin e saj prej qindra milionë eurosh në të gjitha instancat e drejtësisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të garantuar që projekti i Aeroportit të Vlorës të mos mbetet peng i interesave të dyshimta dhe vendimeve arbitrare.

Artikulli i mëparshëmI Mori Jetën 18-Vjeçares, Gjykata Lë Në Burg Të Riun Nga Fieri