Dosja Balluku Në Bruksel/ Integrimi Varet Nga Heqja E Imunitetit!?

0

Një zhvillim i pazakontë diplomatik ka vënë në lëvizje qeverinë shqiptare. Dosja që lidhet me hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku është diskutuar në Bruksel, duke e nxjerrë çështjen nga kufijtë e politikës së brendshme dhe duke e kthyer në një problem që prek drejtpërdrejt procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në një mbledhje të mbyllur të Grupit të Punës për Zgjerimin të Bashkimit Europian, përfaqësues të vendeve anëtare kanë shprehur shqetësim për refuzimin e mazhorancës për të autorizuar arrestimin e Ballukut. Ky qëndrim është lexuar si një sinjal negativ për funksionimin e drejtësisë së re dhe për raportin e qeverisë me SPAK-un.

Burime diplomatike flasin për një rrezik real: nëse SPAK pengohet në një çështje simbol për luftën kundër korrupsionit, Shqipëria mund të përballet me pasoja në negociatat me BE-në. Dosja Balluku tashmë shihet si një test politik dhe institucional, që mund të përcaktojë jo vetëm fatin e një zyrtareje të lartë, por edhe ritmin e rrugës europiane të vendit.

Artikulli i mëparshëmSPAK Thërret Kryebashkiakun E Gjirokastrës, Dyshime Për Një Skemë Të Rëndë Abuzimi Me Tendera Publikë
Artikulli i radhësIsh-deputeti i PD-së, Dashnor Sula Emërohet Kryeinspektor I Përgjithshëm