Veliaj Ofron Garanci Pasurore Për Lirim Nga Burgu, Apeli Shqyrton Kërkesën Më 24 Shkurt

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Apelit të Posaçëm me një ankim kundër vendimit të 1 shkurtit, me të cilin u vendos vijimi i masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Kërkesa vjen pas vendimit të Shkallës së Parë, e cila vendosi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të tij. Në ankimimin e paraqitur, Veliaj kërkon një masë më të butë sigurie, duke ofruar edhe garanci pasurore si alternativë ndaj qëndrimit në paraburgim.

Apeli ka regjistruar zyrtarisht kërkesën dhe ka caktuar gjyqtaren për shqyrtimin e saj. Seanca për vlerësimin e ankimit është parashikuar të zhvillohet më 24 shkurt.

Lëvizja procedurale e Veliajt shënon një tjetër zhvillim në procesin gjyqësor ndaj tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Apeli do të ndryshojë masën e sigurisë apo do të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm.

Artikulli i mëparshëmThaçi Në Hagë: “Bëra Atë Që Do Të Bënte Kushdo Për Popullin Tim”