
Ndërtesa ikonike Burj Al Arab në Dubai është goditur nga një dron iranian, duke shënuar një tjetër episod të rëndë në përshkallëzimin e sulmeve në rajon.
Burj Al Arab konsiderohet simbol i Dubait modern dhe një nga ndërtesat më të njohura në botë. Me formën e saj karakteristike të velës, e lidhur me traditën detare të rajonit, ajo është kthyer prej vitesh në një ikonë globale të luksit dhe turizmit.
Goditja e objektit, që është një prej pikave më të identifikueshme të qytetit, rrit ndjeshëm shqetësimin për shtrirjen e sulmeve përtej zonave klasike të konfliktit, duke prekur edhe qendra të rëndësishme urbane dhe ekonomike në Gjirin Persik.
Nuk jepen detaje të tjera mbi dëmet apo pasojat e menjëhershme nga ky raportim, ndërsa mbetet e paqartë nëse sulmi ka shkaktuar ndërprerje të aktivitetit në zonën përreth.
