
Një 42-vjeçar është ndaluar nga policia pasi tentoi të hynte në Shqipëri, duke përdorur disa identitete me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga autoritetet.
Gjatë verifikimeve të detajuara është konstatuar se ky shtetas ishte në kërkim nga autoritetet italiane.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Armando Gheorghe alias Altin Dervishi alias Martin Dervishi, 42 vjeç.
Njoftimi i Policisë
Tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete, me qëllim t’i shmangej identifikimit nga Policia, pasi ishte i dënuar në Itali me mbi 5 vjet burgim për vjedhje me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm, ndalohet 42-vjeçari.
Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet italiane.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Armando Gheorghe alias Altin Dervishi alias Martin Dervishi, 42 vjeç.
Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, dhe për emigracion të paligjshëm.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
