Nga Artan Hoxha
Sot u lajmëruan 57 raste te reja te infektuar nga virusi SARS-CoV-2. Dje 48. Tri dite me pare 44. Prej gjashte ditësh numri mesatar i rasteve ka kapur shifrën 43; janë shtuar 2 raste te tjera vdekjeje; numri i rasteve aktive ndërsa zbriti me 13 maj në 161 vete, filloi te ringrihej ne vijimësi duke kapur sot shifrën prej 441 vete, 7 vete ne gjendje kritike, 1 ne intubim; te shëruarit veç 5.
Ndërsa duheshin 10-12 teste për te identifikuar një rast te ri, këto ditët e fundit po mjaftojnë 5-7 teste e kjo mbështet hipotezën se numri i rasteve duhet te jete dyfish me i madh se ç’kapet nga testet gjurmuese (qe vijojnë te zhvillohen ne numër tejet te kufizuar, me metode reaktive dhe jo proaktive) pa llogaritur këtu se rastet asimtomatike, siç tregojnë studimet ne vende te tjera, mund te jene edhe 10 here me shume.
Ndërsa numri i vatrave ishte reduktuar ne Tirane e Kruje e te tjerat ishin shuar a po shuheshin, këto ditët e fundit janë rihapur vatra te vjetra e te reja ne qarqe te tjera, vijon te përkeqësohet Tirana e Kruja ndërsa Qendra Spitalore Universitare duket se është bere vatra e vatrave te virusit me efekt kombëtar ne përhapjen e tij.
Treguesit e ketyre 6 diteve jane ku e ku me keq, ku e ku me problematike edhe se ato te javes se fundit te prillit e te javes se pare te tij, si dy javet me treguesit me negative gjate gjithe pandemise. Njesoj si Maqedonia e Veriut, Shqiperia po ben regres ne hapje ndersa edhe vendet me te prekura te Europes Perendimimore, Qendrore e Veriore jane ne permiresim te dukshem ndersa vijojne hapjen.
Duket sikur Qeveri, Polici e Popull jane leshuar ne disheze pa duar ne timon, pa frena nen kembe, pa rrip sigurie ne trup. Ndaj shtrohet natyrshëm pyetja se si do te jete ecuria e shifrave te rasteve te reja ne ditët e 2-3 javëve te ardhshme e me tej ndërsa po shkojmë drejt përfundimit zyrtar te gjendjes se fatkeqësisë natyrore me 23 qershor?
Numri i rasteve te pritshme për një periudhe te ardhshme është ne përpjesëtim te drejte me numrin e rasteve aktive ne fillim te periudhës dhe me numrin/intensitetin e kontakteve njerëzore si dhe ne përpjesëtim te zhdrejte me shkallen e vetekujdesit te treguar ne këto kontakte (distanca, përdorimi i maskës, larja e duarve, përdorimi i dezinfektanteve etj).
Ne te tri këta faktorë kemi ecuri negative dhe pra duhet te presim rritje, ndoshta te forte, te rasteve te transmetimit te sëmundjes, me te gjitha pasojat nga pas.
Sot kemi 441 raste aktive. Me 13 maj kishim 161 raste. Me siguri me 13 maj duhet te kemi patur ‘N’ here me shume raste te panjohura qe përhapin semundjen ne padije. Sot me gjasa kemi 2-3 here me shume se ‘N’ individë te këtillë e ky është vlerësimi minimal nëse konsiderojmë se rastet e sotme kapen me 5-7 teste ndërsa ato te para një muaji me 10-12 teste. Ky numër veçse do rritet sa kohe qe te infektuarit e rinj te çdo dite janë me te shumte se te shëruarit e çdo dite.
Një aspekt pozitiv ne këtë faktor është se disa nga vatrat janë te njohura dhe nen monitorim te vijueshëm dhe sa me shume qe individët qe dihet ose e dine qe janë infektuar izolohen dhe vetizolohen aq me pak përhapet sëmundja.
Pas një regjimi mbylljeje te rrepte deri ne ekstrem te pakuptimte, hapja e aktiviteteve ekonomike e shoqërore duket se u be me ritëm te përshpejtuar gjate majit, pa monitorim/inspektim, qofte bazuar tek ‘suksesi’ i arritur nga Qeveria qofte nen presionin e vetëkuptueshëm te shoqërisë dhe biznesit, te gjithë te dehur nga ky sukses.
Numri apo intensiteti ditor i kontakteve njerëzore sot e ne vijim do te rriten me shume se linearisht, ndoshta progresivisht, qofte se çdo aktivitet rrit volumin e vet, qofte se zgjatet dita e shkurtohet nata, qofte se hyn vera me me shume levizje e kontakte, qofte se po hapen edhe kufijtë e do rriten hyrje-daljet nga territori i vendit.
Sa per vetekujdesin, veçanërisht përdorimi i maskës dhe ruajtja e distancës, duket qarte se ka nje shkujdesje te gjithëpërhapur qe u shfaq qe nga mesi i prillit e ne vijim duke u bere gjithnje e me e forte si sjellje individuale e shoqërorë.
Shume besuan se kishin fituar imunitet pasi e kishin kaluar sëmundjen pa e ditur ne janar a shkurt, shume besojnë se e gjitha ishte një ekzagjerim mediatik e s’ka nevoje për kësi masash, shume besojnë se shqiptaret (ndoshta lindoret) kane ndonjë veti te veçante ne imunitet, shume thjeshte mendojnë se ata nuk i zë, shume as qe e çajnë kokën nëse i ze.
Me këtë vlere dhe ecuri te tre faktorëve te ekuacionit gjasat me te mëdha janë qe numri i rasteve te rritet me te gjitha pasojat e veta ndaj për te ndryshuar trendin duhet ose ndryshim i sjelljes individuale e shoqërorë ose rivendosje e masave kufizuese nga Qeveria dhe shtyrje e gjendjes se fatkeqësisë natyrore ose një kombinim i te dyjave.
Vetëkujdesi individual e komunitar është mënyra me efektive, me eficente, me më shume rezultat e me më pak kosto. Ruaj veten, ruaj tjetrin, qofte ky i panjohur. Duke ruajtur tjetrin e panjohur ruan veten. Duke ruajtur veten ruan te dashurit e tu. Përdor maskën e kërko ta përdorin ne vendet e mbyllura. Dezinfekto e laj duar dhe kërkon te dezinfektohen ambientet e mbyllura ku shkon a punon. Mbaj distancën fizike me tjetrin kur s’ke a s’duhet maske. Kaq e thjeshte. S’do as mund as mend.
Qeveria, përpara se te mendoje për rimbyllje a kufizim te aktiviteteve duhet te reflektoje mbi dy probleme te vetat. Se pari te çlirohet nga ndjesia se korri sukses ne fazën e pare dhe suksesi ishte i saj. Se dyti te çlirohet nga mendësia se fajin e kane vetëm te tjerët.
Me propagandën per suksesin vuri veten ne gjumë, institucionet ne gjumë, popullin ne gjumë. Numri i vogël qe patëm ne fazën e pare ishte se kufijtë u mbyllen kur numri fillestar i të infektuarave te importuar ishte shume i vogël kombinuar me kufizimin ekstrem deri absurd te aktiviteteve qe pasoi.
Nje jave para mbylljes, me 2 mars ne Kuvend, Kryeministri bente shaka me kornavurisin kur shprehej per “nje fare epidemie…qe quhej koronavirus…”. Kryeministri, fatmiresisht nderroi mendje shpejt, kaloi vete ne panik, perhapi panik, e mori ato masa ekstreme nen panik. Rezultatin nen panik e quajti te papare ne dynja dhe ja ku jemi tani ne regres ndersa dynjaja po ben progres.
Gjithashtu, qeveria duhet te analizoje mbylljet/kufizimet efektive nga mbylljet/kufizimet e kota. Tashme kemi përvoje. Kryeministri dhe Qeveria bene shume, shume zhurme për shëtitjet nga Liqeni dhe Parku i Tiranes apo ne bregdet, turmën tek Pazari i Kombinatit, te riatdhesuarit ne karantinim, daljet e tepruara orare për pazar a neper rruge e lagje, apo protestat për lëvizjen e lire ne Sheshin Skënderbe me 9 maj, protestat per Teatrin me 17-18 maj, mitingjet e Lulzim Bashes. Asnjë nga këto nuk rezultoi vatër infeksioni.
Vatrat e infesionit tashme jane te qarta, qofte ato ekzistuese qofte ato qe mund te shfaqen dhe keto lidhen me se pari me (sh)kujdesjen e Qeverise. Ndaj, kufizimet qe mund te rivendose Qeveria kane kuptim vetem nese do jene te miremenduara dhe te targetuara ngushtesisht tek keto vatra si dhe te rrise shkallen e gjurmueshmerise se rasteve, numrinetesteve per te identifikuar edhe asimtomatiket si dhe rreptesine e monitorimitteveteizolimit te individeve te prekur krahas rritjes se izolimit spitalor per rastet qe kane nevoje per kurim.
Masat kufizuese, masive e kuturu, ne këtë faze te re e te dyte te COVID-19, janë sa te padobishme aq te papranueshme.