Ambasadorja e Ramës në Athinë/ Nga Mithat Frashëri dhe Ali Asllani, te ‘shqiperiaqeduam.al’

0

Ka pasur debate të ashpra ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm, për propozimin e ministrit Gent Cakaj, për postin e ambasadores së Shqipërisë në Greqi. Në seancën ku u bë dëgjesa e kandidates së qeverisë Luela Hajdaraga, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka quajtur një skandal të paprecedentë, atë që po ndodh me ambasadën tonë në Athinë.

Përveç faktit që po kryhen shkarkime dhe emërime pa viston e presidentit të vendit Ilir Meta, dyshime të forta ngre edhe figura profesionale e propozimit të Cakajt.

Bushati tha se një ambasador duhet të ketë një histori karriere me 10 vite përvojë në çështjet e jashtme, duke theksuar edhe në periudhën e komunizmit është ruajtur ky standard.

Karriera diplomatike e Luela Hajdaragës është gati zero, ndërkohë që edhe CV-ja si e punësuar më së shumti si menaxhere nëpër biznese të ndryshme, nuk e justifikon këtë post të rëndësishëm dhe delikat.

Greqia dhe Italia kanë qenë gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptarë dy vende strategjike ndaj edhe ambasadorët tanë aty kanë qenë përgjithësisht figura të spikatura diplomatike dhe politike.

Kujtojmë se për herë të pare, në 9 janar 1923, Shqipëria i ka vendosur raportet diplomatike me Greqinë dhe Pandeli Vangjeli në atë kohë ministër i Jashtëm ka propozuar Mithat Frashërin për postin e ambasadorit, si një nga personalitetet më të spikatura të kohës. Nëse shohim historikun, pavarësisht formave të qeverisjes, mbretëri, periudha e luftës, pas luftës, pas komunizmit, rezulton që të gjithë kandidatët për ambasadorë apo ata që kanë shërbyer ne Greqi ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur brenda shërbimit të jashtëm, ose njerëz të një profili shumë të lartë publik.

Ali Asllani, Stavro Stavri, Xhafer Vilën, Lik Seitin, Bashkim Dinon, Ksenofon Nushin, Qazim Tepshi, Hysen Cabej, Bashkim Zeneli, Vili Minarolli, Dashnor Dervishi, etj, janë disa nga figurat e spikatura që kanë drejtuar selinë e ambasadës sonë në Athinë.

Luela Hajdaraga një zgjedhje direkte e Edi Ramës është vajza e ish-ministrit socialist të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga i ndarë nga jeta disa kohë më parë, pas një sëmundje të rëndë.

Luela ka qenë më herët Koordinatorja e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme prej afro 3 vitesh. Duke qenë se prej kohësh ishte pjesë e platformës “shqiperiaqeduam.al”, platformë në të cilën vijnë një numër i konsiderueshëm shqetësimesh.

Edukimi

Luela Hajdaraga ka zhvilluar shkollën e mesme në ‘Albert Einstein High School’, gjatë periudhës 1996-2000. Më pas (2001-2004) ka ndjekur studimet e larta në universitetin e Marylandit për psikologji.

Në vitet 2004-2008 Hajdaraga është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në universitetin shtetëror të Nju Jork Empire State College. Më tej 2009-2011 ajo është pajisur me një diplomë masteri për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në universitetin UBIS.

Punësimi

Prej një periudhe 1-vjeçare (1998-1999) Hajdaraga ka shërbyer si ndihmës menaxhere marketingu në Uashington D.C.

Më pas, për më shumë se 2 vite ka punuar si ndihmës pedagoge në kolegjin Montgomery në Maryland.

Nga 2001-2003 ka punuar si ndihmës drejtore në Editex home corporation në Uashington D.C.

2003-2004 ka punuar si menaxhere në kompaninë Alrue Import po në Uashington.

Për 1 vit e 5 muaj ka qenë menaxhere në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, dhe më pas ka qenë në pozicione të rëndësishme në shumë kompani të njohura në Tiranë. Së fundmi Hajdaraga punon si Koordinatore e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ “Muzika nuk vret”! Artistët sërish protestë te Kryeministri, përplasje me policinë, disa të shoqëruar me forcë
Artikulli i radhësGuardiola me çek të bardhë në merkato, Alaba dhe Martinez në krye të listës së blerjeve