Pse në disa vende njerëzit i ngasin makinat në anën e majtë, dhe në të tjerat në të djathtë?

0
Pse në disa vende njerëzit i ngasin makinat në anën e majtë, dhe në të tjerat në të djathtë?

Rreth 35 për qind e popullsisë botërore, i nget sot makinat në anën e majtë, dhe vende të tilla janë kryesisht koloni të vjetra britanike. Kjo sjellje habit pjesën tjetër të botës, por e ka gjithsesi një arsye të dukshme. Dikur, thuajse të gjithë udhëtonin në anën e majtë të rrugës, pasi ishte opsioni më i volitshëm për shoqëritë feudale.

Meqë shumica e njerëzve janë djathtashë, përdoruesit e shpatave preferonin t’i përdornin shpatat me dorën e majtën, në mënyrë që krahu i tyre i djathtë të ishte më afër kundërshtarit, dhe përmes mashtrimit ta godiste i pari. Për më tepër, ajo praktikë i zvogëlonte gjasat e goditjes aksidentale të njerëzve të tjerë.

Për më tepër, një person që përdorte kryesisht të djathtën, e kishte më të lehtë t’i hipte kalit në anën e tij të majtë. Dhe do të ishte shumë e vështirë të bëhej ndryshe, nëse do të kishte në dorë një shpatë (e cila do të mbahej nga e majta).

Gjithsesi në fund të viteve 1700, njerëzit në Francë dhe Shtetet e Bashkuara, nisën të transportojnë produktet e fermave në vagonë ​​të mëdhenj të tërhequr nga disa çifte kuajsh. Këto vagonë ​​nuk kishin vendin e shoferit. Dhe ky i fundit ulej tek kurrizi i kalit të fundit në të majtë.

Në këtë mënyrë ai mund ta mbante krahun e djathtë të lirë për të goditur me kamxhik kuajt. Meqë ishte ulur anën e majtë, ai natyrisht dëshironte që të gjithë të kalonin në të majtë. Prandaj ai mbajti anën e djathtë të rrugës.

Në vitin 1709, ambasadori danez nën oborrin e Carit të Rusisë Pjetri i Madh, vuri në dukje zakonin e përhapur në Rusi të udhëtimit në anën e djathtë të rrugëve. Vetëm në 1752, Caresha Elizaveta Petrovna, firmosi ​​zyrtarisht një dekret sipas të cilit udhëtimet do të kryheshin në anën e djathtë.

Ndërkohë, Revolucioni Francez i vitit 1789 i dha një shtysë të madhe udhëtimit në anën e djathtë në Evropë. Fakt është që përpara Revolucionit, aristokracia udhëtonte në anën e majtë të rrugës, duke e detyruar fshatarësinë të udhëtonte në anën e kundërt.

Por pas sulmit në Fortesën e Bastijës dhe ngjarjeve që e pasuan, aristokratët preferuan të mbanin një profil të ulët, dhe iu bashkuan fshatarësisë duke udhëtuar edhe ata në anën e djathtë të rrugës. Kjo u sanksionua në ligj në 1794, pak a shumë në të njëjtën kohë me Danimarkën, ku udhëtimi në të djathtë u bë i detyrueshëm në vitin 1793.

Më vonë, pushtimet e Napoleonit e përhapën krahun e djathtë në vendet e ulëta (Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg), Zvicër, Gjermani, Poloni dhe shumë pjesë të Spanjës dhe Italisë. Shtetet që i rezistuan Napoleonit ruajtën anën e majë të udhëtimit – Britania, Perandoria Austro-Hungareze dhe Portugalia.

Kjo ndarje evropiane, do të qëndronte kështu për më shumë se 100 vjet, deri pas Luftës së Parë Botërore. Prirja e vendeve ndër vite, ka qenë drejt udhëtimit në krahun e djathtë të rrugës, por Britania ka bërë çmos për ta penguar këtë homogjenizim global.

Me zgjerimin e udhëtimeve dhe ndërtimin e rrugëve në vitet 1800, çdo vend hartoi rregulloret e trafikut. Udhëtimi në të majtë u bë i detyrueshëm në Britani në vitin 1835. Vendet që ishin pjesë e Perandorisë Britanike ndoqën të njëjtin shembull.

Një përjashtim nga rregulli përbën Egjipti, që ishte pushtuar nga Napoleoni përpara se të vendosej nën varësinë e britanikëve. Japonia nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Perandorisë Britanike, por edhe atje udhëtohet në anën e majtë. Origjina e këtij zakoni gjendet në periudhën e dinastisë Edo (1603-1868), por si ligj u miratua vetëm në vitin 1924.

Në vitin 1872, u inaugurua hekurudha e parë e Japonisë, e ndërtuar me ndihmën teknike të britanikëve, dhe kjo shpjegon pjesërisht edhe preferencën për këtë anë. Në vitet e para të kolonizimit anglez në Amerikën e Veriut, kolonët e ruajtën traditën.

Por pasi fituan pavarësinë nga Anglia, ata nisën të hiqnin dorë dorë nga të gjitha lidhjet e mbetura me të kaluarën e tyre koloniale britanike, dhe gradualisht e ndryshuan udhëtimin në krahun e djathtë. Këtu nuk duhet nënvlerësuar edhe ndikimi i imigrantëve të tjerë evropianë, veçanërisht i atyre francezë.

Ligji i parë që kërkonte që shoferët të ruanin anën e djathtë në rrugë, u miratua në Pensilvani në vitin 1792, ndërsa ligje të ngjashme u miratuan në Nju Jork në vitin 1804 dhe Nju Xhersi në vitin 1813. Në Evropë, vendet e mbetura me anën e majtë të udhëtimit, kaluan një nga një për të drejtuar mjetet në të djathtë.

Kështu, Portugalia e bëri këtë gjë në vitin 1928. Ndryshimi ndodhi në të njëjtën ditë në të gjithë vendin, përfshirë kolonitë. Në Itali praktika e udhëtimit në të djathtë nisi në fund të viteve 1890, dhe u caktua në Kodin Rrugor në vitin 1912. Megjithatë, qytete të veçanta vazhduan të ruanin ecjen edhe në anën tjetër deri në vitin 1926.

Në vitet 1960, Britania e Madhe mori në konsideratë ndryshimin e kahjes së udhëtimit makinë. Por konservatoret bënë gjithçka që mundën për ta rrëzuar atë propozim. Për më tepër, fakti që ndryshimi do t’i kushtonte miliarda paund, nuk ishte aspak motivues. Sot, vetëm 4 vende evropiane udhëtojnë në krahun e majtë:Britania, Irlanda, Qipro dhe Malta.

Artikulli i mëparshëm6 hile psikologjike që njerëzit e pasur i përdorin për të fituar më shumë para
Artikulli i radhësKina dhe Rusia kanë në plan të mposhtin Amerikën, dhe e majta amerikane po i ndihmon