Gjenocidi në Kamboxhia: Vdes simboli i tmerrit të Kmerëve të Kuq

0

Comrade Duch, një ish-personalitet i vjetër i Kmerëve të Kuq, i dënuar për krime kundër njerëzimit në Kamboxhia, ka vdekur.

Ai po vuante një burgim të përjetshëm, pasi ishte dënuar nga një gjykatë e mbështetur nga OKB.

Kaing Guek Eav, i njohur si Comrade Duch, drejtoi burgun famëkeq Tuol Sleng ku mijëra njerëz u torturuan dhe u vranë në fund të viteve 1970.

Rreth dy milion njerëz besohet të kenë vdekur nën Kmerët e Kuq, një regjim maoist që kontrollonte Kamboxhian nga 1975 deri në 1979.

Në 2010, Duch u bë udhëheqësi i parë i lartë i Kmerëve të Kuq, që u dënua nga gjykata e mbështetur nga OKB pasi një gazetar e gjeti atë kufshihej një dekadë më parë. Ai u dënua në vitin 2012.

Ai vdiq të mërkurën, në moshën 77 vjeç, tha një zëdhënës i gjykatës në kryeqytetin Phnom Penh, pa dhënë detaje të shkakut. Kishte qenë i sëmurë për shumë vite.

“Duch vdiq këtë mëngjes në orën 00:52 të mëngjesit, në 2 shtator në spitalin Kmer të Miqësisë Sovjetike. Nuk mund të jap detaje nga se vdiq,” tha zëdhënësi.

Comrade Duch: Simbol i tmerrit të Kmerëve të Kuq

Dëshmia e Duch në gjykatë ishte një moment i rëndësishëm për kamboxhianët që kishin vuajtur nën sundimin brutal të Kmerëve të Kuq si dhe për brezat e ardhshëm.

Kur ishte shefi i burgut në Tuol Sleng, Duch mbajti një arkive të madh fotografish dhe dokumentesh, përfshirë mijëra “rrëfime” të të burgosurve, që zbuluan shumë aspekte të punës së brendshme të Kmerëve të Kuq. Ato gjithashtu ndihmuan prokurorët të kërkonin muajt e fundit të jetës së mijëra të burgosurve.

Në Phnom Penh, pati ndjesi të përziera për vdekjen e tij.

“Nëse ai do të qëndronte gjallë, atëherë ne mund të dëgjonim akoma më shumë histori prej tij për brezin e ri dhe njerëzit,” i tha një burrë agjensisë së lajmeve Reuters.

Një tjetër banore tha se ajo kurrë nuk do t’i harronte krimet e tij. “Ai meritonte të vuante më shumë burg. Por tani ai ka vdekur, unë mund ta fal dhe çështja e tij ka përfunduar.”

Çfarë ndodhi në burgun Tuol Sleng?

Comrade Duch drejtoi burgun S-21 të Phnom Penh, i njohur gjithashtu si Tuol Sleng, vendi më i njohur i torturave për Kmerët e Kuq.

Mendohet se të paktën 15,000 burra, gra dhe fëmijë që konsiderohen armiq të regjimit kaluan nëpër portat e ish-shkollës së kthyer në burg.

Shumica e tyre u torturuan, u detyruan të rrëfenin për krime të gënjeshtërta kundër Kmerëve të Kuq dhe më pas u vranë në të ashtuquajturat “fusha vrasëse” pak jashtë kryeqytetit.

Të burgosurit fillimisht ishin zyrtarë nga qeveria e vjetër, njerëz të akuzuar si klasë e mesme dhe më vonë kryesisht anëtarë të Kmerëve të Kuq të dyshuar për mosbesnikëri.

Rojet, të cilët shpesh ishin adoleshentë, i detyronin të burgosurit të shkruanin rrëfime të hollësishme për çfarëdo që akuzoheshin dhe të implikonin miqtë dhe familjen, që  më pas burgoseshin nga ana tjetër.

Ata që i mbijetuan torturave kur u dërguan përfundimisht në “fushat e vrasjes” në Choeung Ek për t’u vrarë, ndonjëherë  hapnin varret e tyre masive.

Më pak se një duzinë të burgosurish mbijetuan Tuol Sleng.

“Asgjë në ish-shkollën burg nuk ndodhi pa miratimin e Duch. Kontrolli i tij ishte total,” shkroi fotoreporteri Nic Dunlop, i cili e gjeti atë në 1999 duke u fshehur afër kufirit tailandez.

Gjatë gjykimit të tij, Duch pranoi se kishte qenë në krye të Tuol Sleng dhe kërkoi falje për pjesën e tij në tmerret e kryera atje.

Ai më vonë pretendoi se kishte ndjekur vetëm urdhrat, por ankesa e tij për ato arsye u refuzua nga gjykata.

Kush ishin Kmerët e Kuq?

Kmerët e Kuq, një regjim brutal në pushtet nga viti 1975 deri në 1979, i mori jetën rreth dy milionë njerëzve.

Regjimi i drejtuar nga Pol Pot u përpoq ta kthente Kamboxhian në Mesjetë, ose në “Vitin Zero”, duke detyruar miliona njerëz nga qytetet të punonin në fermat komunale në fshat.

Në gjyqin e tij, Duch u kërkoi falje të afërmve të viktimave të tij, por kërkoi të lihej i lirë

Ata në fillim shënjestruan “intelektualët” – shpesh të identifikuar si ata që mbanin syze ose flisnin një gjuhë të huaj – dhe ata që ishin të lidhur me regjimin e vjetër, të mbështetur nga SHBA që ata përmbysën. Por udhëheqësit e tyre paranojakë më vonë filluan të shohin “armiq” kudo.

Myslimanët etnikë vietnamezë në Kamboxhia ishin gjithashtu në shënjestër. Shumë nga viktimat vdiqën nga uria, sëmundja dhe rraskapitja.

Regjimi u rrëzua në vitin 1979 nga trupat vietnameze, por udhëheqësit e Kmerëve të Kuq shpëtuan dhe vazhduan t’i rezistonin qeverisë së re, të mbështetur nga Vietnamis, në zonat përgjatë kufirit Kamboxhia – Tajlandë.

Kur OKB-ja hyri në vend. ndihmoi në krijimin e një gjykate për të gjykuar liderët e mbijetuar, e cila filloi punën në 2009.

Megjithë qindra miliona dollarë ndihmë ndërkombëtare të shpenzuar, vetëm tre ish-Kmerë të Kuq janë dënuar ndonjëherë – Comrade Duch;  kreu i shtetit të regjimit Khieu Samphan dhe i dyti në komandën e Pol Pot, Nuon Chea, i cili vdiq vitin e kaluar pasi u dënua për gjenocid.

Vetë Pol Pot vdiq në 1998.

Artikulli i mëparshëmFillon marrja në pyetje e Ali Ahmetit, kryetari i BDI po intervistohet në Prishtinë
Artikulli i radhësVIDEO/ Meta: Koha që nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme, të pastrohet gjithçka në vendin tonë!