Më i shpejtë se kalkulatori: Theu kafkën dhe qëndroi 7 ditë në koma, sot 20-vjeçari indian është llogaritësi më i shpejtë njerëzor në botë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Indian.jpg

Në vitin 2005, në moshën 5 vjeç Bhanu ra nga skuteri i kushëririt të tij dhe u përplas me një kamion në rrugë ku për pasojë pati goditje të rënda në kokë.

Bhanu theu kafkën e tij, e për këtë shkak teksa lëndimet ishin shumë të rënda ai  kishte nevojë për 85 qepje dhe operacione të shumëfishta, para se mjekët ta vinin në një gjendje kome të shkaktuar nga mjekësia.

Kur u  zgjua pas shtatë ditësh,  mjekët u thanë prindërve të tij se Bhanu mund të dëmtohej në mënyrë konjitive për pjesën tjetër të jetës për shkak të dëmtimeve të kokës.

Por sa bëjnë 869,463,853 herë 73? Me siguri që menjëherë do përdorësh kalkulatorin në apratin celular për të gjetur vlerën, pasi për një person mesatar nuk është e mundur të bëhet kjo llogaritje.

Por sot 20-vjeçari Neelakantha Bhanu Prakash është i gatshëm ta japë përgjigjen pa përdorur kalkulatorin.

Përgjigja është 63,470,861,269 dhe i 20-vjeçarit i duhen vetëm 26 sekonda që Bhanu, i njohur në Indi si “llogaritësi më i shpejtë njerëzor në botë”, për ta punuar atë në mendjen e tij.

Sipas Librit të Rekordeve Limca,  ekuivalenti i Indisë me Rekordet Botërore të Guinness, mendja e Bhanu përpunon numrat me një shpejtësi mesatare në 12 sekonda, rreth 10 herë më shpejt se një tru i rregullt.

Bhanu thotë se ai është në gjendje të bëjë kalkulime kaq komplekse me shpejtësi marramendëse përmes “praktikës së strukturuar”.

“Le të themi se po bëj një shumëzim të 8,763 shumëzuar me tetë. Unë ndoshta do të shumëzoj: 8,000 me tetë që është 64,000, 700 me tetë që është 5,600, 60 me tetë që është 480, tre me tetë është 24.

Dhe unë shtoj të gjitha këto. Por kjo kërkon që truri i njeriut të kujtojë të gjithë kjo. Metodat që unë përdor janë shumë të ngjashme me metodat e përgjithshme, por disa gjëra – në thelb (është) optimizimi i trurit.

Unë zgjedh metodat e mia dhe i bëj ato më të mira se më parë.”- ka thënë ai.

Më 15 gusht, Bhanu është bërë personi i parë që fitoi medalje ari në Kampionatin Botëror të Llogaritjes Mendore në Olimpiadën e Sporteve të Mendjes (MSO) në Londër. Ai është gjithashtu fituesi i parë jo-evropian në historinë 23-vjeçare të kompeticionit.

Në debutimin e tij në garë, Bhanu mundi 29 kundërshtarë nga 13 vende, shpejtësia e tij aq e jashtëzakonshme sa që gjyqtarët u çuditën e nuk e besuan dukë e bërë të kryente më shumë llogaritje për të konfirmuar saktësinë e tij./CNN  

Artikulli i mëparshëmA do të ketë një shtim të rasteve me Covid pas hapjes së shkollave? Flet mjekja shqiptare në Gjermani
Artikulli i radhësStudimi: Saharaja, dikur tokë e bekuar