Propozimi shokues: Nuk e pranon rrezikun e COVID-19? Të mohohet terapia intensive

0

Janë tashmë dhjetëra miliona personat që kanë të bëjnë prej një viti me pasojat e pandemisë së koronavirusit, si pacientë, familjarë ose pjesë e stafeve mjekësore.

Por janë të shumtë, ndoshta miliona, edhe ata që jo vetëm e nënvlerësojnë situatën, por në disa raste e mohojnë totalisht atë, deri duke u rebeluar edhe ndaj masave të përcaktuara tashmë pothuajse në çdo cep të botës, si përdorimi i maskave, distancimi social etj.

Në Zvicër, shifrat e fundit po bëhen gjithmonë më shumë alarmante, rreth 275 mijë të infektuar në një vend me 8 milionë e gjysmë banorë, ku edhe sot kanë ndërruar jetë 47 persona.

Edhe pse shifrat nuk janë inkurajuese, stili i jetesës në qytete si Zyrihu dhe Bazeli nuk ka ndryshuar shumë nga një vit më parë, dhe të shumtë janë ato që nuk duan ta ndryshojnë atë për hir të pandemisë.

Por edhe sistemi shëndetësor zviceran, tejet i avancuar, rrezikon kolapsin në rast përkeqësimi të situatës, dhe alarmin e dha një editorial i gazetës “Blic”, ku Willy Oggier, një ekonomist i specializuar në sektorin shëndetësor ndër të tjerat është iniciator i një provokimi që po krijon debate.

Sipas tij, personave që mohojnë rrezikun e pasojave tëCOVID-19, dhe si pasojë nuk respektojnë masat, në rast tejmbushje të spitaleve u duhet mohuar shtrimi në pavijon madje edhe në terapi intensive.

Nuk janë të paktë mjekët që i japin të drejtë. Sipas drejtorit të një prej dy spitaleve COVID në kantonin Ticino, Christina Camponovo, “ekziston një përgjegjësi individuale ku çdonjëri ka të drejtë të bëj dhe të thotë çfarë të dojë, por ka edhe një përgjegjësi kolektive, që duhet të çojë drejt mbarëvajtjes  të strukturave spitalore, në mënyrë që mos të tejmbushen. Për këtë arsyeje, para se të flasim, secili duhet të mbajë përgjegjësi, dhe t’u nënshtrohet pasojave”.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Arian Çani hap ‘Tik Tok’ dhe na prezanton me vajzën
Artikulli i radhësGjendet i vdekur një person në Pogradec