Një profesor në Universitetin Loyola në New Orleans zhvilloi orën parë mësimore nëpërmjet internetit nga oborri i tij, i veshur me pizhame dhe duke pirë një gotë verë.
Por ndërsa e gjithë kjo situatë po përmendet gjerësisht si arsim i lartë në internet, nuk është në të vërtetë ashtu, të paktën deri më tani.
Sa për parashikimet që do të shkaktojë një eksod të përhershëm nga kampuset tek klasat virtuale, të gjitha indikacionet janë që ndoshta nuk do të ndodhë.
“Ajo që ne nënkuptojmë kur flasim për arsimin në internet është përdorimi i teknologjive dixhitale për të transformuar përvojën e të mësuarit,” tha Vijay Govindarajan, një profesor në Shkollën e Biznesit Tuck të Dartmouth. Këto tendenca mund të mos e transformojnë arsimin e lartë, por ka të ngjarë të shpejtojnë integrimin e teknologjisë në të.
Ky semestër “ka potencialin për të rritur përdorimin e internet dhe për të plotësuar atë që ne ishim duke bërë më parë, në një mënyrë evolucionare, jo në mënyrë revolucionare”.
Konceptimi, planifikimi, hartimi dhe zhvillimi i një kursi ose programi në internet mund të konsumojë një vit trajnimi dhe bashkëpunimi ndërmjet fakulteteve, dhe shpesh kërkon mbështetjen e studentëve dhe një infrastrukturë komplekse teknologjike.
“Pikëpamja pesimiste është se studentët do ta urrejnë këtë mënyrë dhe nuk do duan ta bëjnë përsëri, sepse gjithçka që ata janë duke bërë është të përdorin Zoom për të riprodhuar gjithçka që është në rregull me mënyrat tradicionale të mësimdhënies, me në qendër mësuesit,” tha Bill Cope, një profesor i politikës arsimore, në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign.
Sipas një studimi të rreth 1.300 studentëve, më shumë se 75 përqind thanë se ata nuk mendojnë se po marrin një përvojë cilësisë mësimore. Në një sondazh tjetër ku morën pjesë 14,000 studentë, 67 përqind thanë se klasat në internet nuk janë aq të efektshme sa ato personale.
Njerëzit i rezistojnë ideve të reja derisa tronditjet e jashtme i detyrojnë ata të ndryshojnë, tha Dr. Govindarajan, i cili citon mënyrën sesi në Luftën e Dytë Botërore gratë u shtynë të bëjnë punë, që tradicionalisht ishin bërë nga burrat. “Ne jemi në atë lloj momenti”.
Fakultetet, thotë ai, duhet të pyesin veten: “Cila pjesë e asaj që ne bëjmë mund të zëvendësohet me teknologji dhe cila pjesë mund të plotësohet nga teknologjia për ta transformuar arsimin e lartë?”
Universitetet duhet ta konsiderojnë këtë semestër një eksperiment për të parë se cilat lëndë mund të jepen në mënyrë më efektive në internet.