Qeveria “shkrin” SHÇBA-në, ngrihet Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në varësi të kryeministrit Edi Rama

0
Albania’s Prime Minister Edi Rama speaks during the fourth EU-Arab World Summit in Athens, Tuesday, Oct. 29, 2019. The Summit is an international forum of economic and political dialogue between the European Union and the Arab World. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është një hap larg shkrirjes. Sot, Komisioni i Ligjeve kaloi për diskutim rojekt-ligjin për shkrirjen e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe zëvendësimin e saj me Agjencinë e Mikqyrjes Policore. Në dallim nga SHÇBA, drejtuesi i së cilës emërohet dhe shkarkohet direkt nga ministri i Brendshëm, drejtuesi i kësaj strukture do bëhet direkt nga kryeministri i vendit, me propozim të minsitrit. 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë më shumë kompetenca se sa SHÇBA, ku në objektiv të saj do të jetë parandalimi, zbulimi dhe hetimi i shkeljeve administrative dhe veprave penale në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

Agjencia do të ketë rol në inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.

AMP-ja do të ketë në bazë të saj edhe përdorimin e makinës të së vërtetës, e cila është aplikuar fillimisht në procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Projektligji është hartuar nga Ministria e Brendshme, ku sekretarja e përgjithshme e këtij institucioni, Elena Pici tha në komision se përmes tij synohet rikonceptimi i shërbimit si dhe lufta ndaj krimit e korrupsionit në radhët e policisë.

Sipas kreut të komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ky projek-ligj duhet të shihet me kujdes, pasi në asnjë mënyrë nuk duhet të shkaktohen përplasje me ligjet e tjera që zbatohen nga institucionet e sigurisë.

Ky projektligj duhet të shqyrtohet në mënyrë të hollësishme për opinion të saktë. Komisioni i ligjeve duhet ta shohë në këndvështrimin e garancive procedurale të subjekteve. Merak e shqetësim është garantimi i subjekteve të ligjit, pasi me këtë projekt-ligj i jepet e drejta agjencisë që të ndërmarrë masa disiplinore ndaj subjektit të ligjit. Ky ligj duhet të shihet në harmoni me kodin e procedurës penale dhe disa ligje të sektorit të sigurisë. Kjo për të mos pasur përplasje apo konflikte ligjore mes ligjeve sektoriale”, u shpreh Ulsi Manja.

Ky projektligj pritet të kalojë në disa komisione parlamentare, për t’u depozituar përfundimisht në Kuvend për votim në seancën plenare të 4 marsit.

Artikulli i mëparshëmKosova feston 13-vjetorin e pavarësisë! NewBorn ndryshon pamje, ngrihet flamuri shtetëror
Artikulli i radhësPrej 2 javësh i shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’, COVID-i i merr jetën 31-vjeçarit nga Elbasani! S’vuante nga sëmundje të tjera