Vrasja e Elbasanit në prag të 25 prillit dhe rrethanat që e shkaktuan atë është një nga ato skandale që mjafton, edhe i vetëm për të rrënuar krejt legjitimitetin e zgjedhjeve. Kjo për faktin e thjeshtë sepse ajo ngjarje implikon të gjitha struktuarat gjoja të depolitizuara të një shteti, të cilat kanë punuar në favor të grabitjes së votës për llogari të Partisë Socialiste. Janë një sërë dëshmish të reja që u mbajtën të fshehura deri më 25 prill, që dëshmojnë këtë skemë gjigande manipulimi.
Disa ditë para zgjedhjeve ish polici i forcave Renea, Arbër Paplekaj, një vullnetar i mbrojtjes së votës në përbërje të grupeve të Partisë Demokratike qëlloi për vdekje një eksponent të fushatës së Taulant Ballës në Elbasan. Ndonëse ngjarja ishte shumë e rëndë, opozita pretendoi se njerëzit e saj ishin ndodhur aty, për shkak se viktima i shoqëruar nga një grup bashkëpuntorësh, me të shkuar kriminale, ishin duke shpërndarë para në këmbim të kartave të identitetit të votuesve.
Pra ndonëse ngjarja nuk justifikohej, në gjenezë të krimit pretendohej të ishin ata që kishin ngritur banda me njerëz që gjoja “kërkoheshin” nga policia, për të manipuluar zgjedhjet.
Ky kishte qenë me kohë pretendimi i opozitës. Madje shefi i fushatës elektorale për Elbasanin, Gazmend Bardhi kishte bërë denoncim edhe në SPAK ,kundrejt këtyre grupeve të gatshme që vidhnin vota në favor të rilindjes.
Por në këtë ngjarje, si para ashtu edhe pas vrasjes fatale, SPAK-u, prokuroria e Elbasanit shefi i të cilës i emëruar pa kaluar vetingun, dhe me të vëllain kandidat për deputet në listat e PS-së, Policia e shtetit që i ka lënë të lirë të gjithë banditët e Elbasanit me dyshimin se ta duheshin përdorur për zgjedhje, pra të gjithë bashkë janë vënë në funksion të fitores së Edi Ramës dhe Taulant Ballës.
Le ta shikojmë hap pas hapi si ka ndodhur ngjarja. SPAK e sorrollati në mënyrë të qëllimshme për më shumë se një javë denoncimin e opozitës. Pasi e mbajti për kaq kohë në sirtar, ai e transferoi, njësoj si me dosjen e krimit elektoral të Dibrës në prokurorinë e Elbasanit . Prokuroria e rrethit, e drejtuar nga vëllai i deputetit socialist, vonoi plot katër ditë vetëm për ta protokolluar. Dhe më qesharakja: ajo i çoi fletëthirrje për ta pyetur Gazmend Bardhin në 30 prill, pra 5 ditë mbas zgjedhjeve kur gjithçka kishte përfunduar.
Pra u pa qartë se as policia, që linte qëllimisht të lirë njërëz që jo vetëm kishin rrahur para kamerave militantë të opozitës por ishin dhe persona në kërkim, dhe prokuroria që bënte pingpong duke sorollatur procedimin e blerësve të votës, ishin bërë palë me ekzekutuesit e këtij krimi.
Në këto rrethana, opozitës nuk i mbetej rrugë tjetër veçse të faktonte me prova konkrete masakrën që po ndodhte ditën për diell nën hundën e shtetit.
Por nëse edhe deri këtu historia duket skandaloze, ky është vetëm fillimi i një krimi shtetëror. Ato që do të ndodhnin më pas janë ngjarje të denja për romane me mafiozë.
Kur ish sambisti Arbër Paplekaj dhe grupi i tij, i kapën hajdutët e votës ata nuk u konfrontuan fizikisht. Ata njoftuan menjëherë policinë. Ata pretendojnë se vetëm pasi uniformat blu mbërritën në vendngjarje, në lagjen “5 maji”, grupi kriminal i vjedhjes së votave qëlloi i pari për të mos u kapur me presh në duar. Fakti është se socialistët ikën në drejtim të paditur (nuk janë kapur ende), ndërsa opozitarët iu dorëzuan shtetit.
Dhe këtu filloi një zinxhir i paparë manipulimi kriminal. Ndonëse të gjithë dëshmitarët pretendonin se grupi i mbrojtur prej Taulant Ballës kishte para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti në makinat e tyre ku po kryenin blerjen e votës drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, ai që Edi Rama e ka mbrojtur publikisht edhe për të tjera skandale, gënjehu hapur publikisht duke thënë se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krimin elektoral. Sot PD ka përgatitur edhe një video ku kujton deklaratat e Ardi Veliut një ditë pas incidentit që përfundoi me vrasjen e Pjerrin Xhuvanit (këtu poshtë).
Siç do të rezultonte më pas në makinën e kapur nga njësia e mbrojtjes së votës së opozitës, aty gjendeshin pashaporta, karata identiteti dhe para.
Fillimisht media investigative BIRN nxori dëshmi se në vendngjarje ishin gjetur blloqe pagesash dhe dhe karta ID të qytetarëve.
Më pas gazetarja i mirnjohur e kronikës, Klodiana Lala, e cila ndoqi procesin e kësaj ngjarjeje, nxori dëshminë e prokurorit se provat që kishte fshehur Ardi Veliu ekzistonin. “Ne automjetin që Klement Xhaferri perdorte diten e ngjarjes se rënde të Elbasanit u gjeten karta identiteti, pasaporta dhe ID te qytetareve te ndryshem. Policia e fshehu kete fakt te rende. Sot Kel Cami eshte ne kerkim per vrasje ne tentative, por prokuroria duhet te dale publikisht e te pranoje qe po e heton edhe per blerje votash” shkruajti ajo në Facebookun e saj ku nxori edhe faksimile të dokumentit të prokurorisë.
Pra versioni për të cilin gëënju aq trashë Ardi Veliu në fakt ishte i vërtetë. Dhe këtu mbyllet historia e kronikës, e cila nuk mund të trajtohet thjeshtë si një vrasje banale apo si një krim lokal.
Ajo është shumë më tepër sesa kaq. Sepse përbën një skandal të përmasave të tilla që mund të hedhë në erë gjithë procesin zgjedhor. Pasi për fitoren e rilindjes kanë punuar edhe policia që i la të lirë banditët që kishte në kërkim, e që “nuk i pati kapur dot”, që nga njarja e bujshme e tregut ushqimor . Uniformat blu implikohen edhe më keq nga mashtrimet e paskrulullta për qëllime politike të drejtorit të tyre të përgjithshëm Veliu.
Edhe organet e drejtësisë së re nuk rezultojnë të njolosura më pak. Spak, ndonëse e ka në kompetencën e tij krimin zgjedhor, e sorrollati çështjen dhe nuk i mori përbazë denoncimet e gaz bardhit, pikërisht për të njëjtin grup që sot dëshmohet se ishte i impikuar në shitblerjen e votës. Spak e zvarriti dosjen një javë për ta kaluar më pas tek prokuroria e Elbasanit, në konflikt të pastër interesi, sepse kreu i saj i emëruar pa kaluar vettingun kishte të vëllain kandidat për deputet të PS. Dhe kjo prokurori e shtyu çështjen për pas zgjedhjeve duke i lënë grabitësit që të blinin vota deri në fund.
Pra këtu del qartë se në manipulimin e rezultatit të 25 prillit, nuk ka qenë e përfshirë vetëm PS-ja, por edhe policia e shtetit dhe organet e drejtësisë së re që kanë mbrojtur personat në kërkim që punonin në emër të saj. Prandaj nuk është fare çudi që në këto kushte Taulant Balla u rendit më i votuari me 21 600 vota ndërsa Edi rama mori në shkallë vendi 77 mandate (bashkë me ato të Tom Doshit).