Arratisja dramatike e Assad: Si diktatori tradhtoi të gjithë për të shpëtuar veten

0

Bashar al-Assad, dikur një lider i fuqishëm në Siri, la pas regjimin e tij në rënie dhe njerëzit që i qëndronin pranë, për të siguruar arratisjen drejt Moskës. Në orët e fundit të pushtetit të tij, ndërsa rebelët avancuan në Damask dhe Alepo, Assad përdori mashtrime dhe fshehtësi për t’u larguar nga Siria.

Mashtrimi i ndihmësve dhe arratisja në fshehtësi

Në një mbledhje me liderë ushtarakë dhe të sigurisë, ai siguroi mbështetësit se ndihma ushtarake ruse ishte rrugës. Por, vetëm pak orë më vonë, ai u nis fshehurazi drejt aeroportit, duke u larguar nga vendi pa i njoftuar as bashkëpunëtorët më të afërt. Madje, nuk informoi as vëllain e tij Maher, komandantin e Divizionit të 4-t të Blinduar, apo kushërinjtë e tij.

Assad bindi ndihmësit dhe komandantët se situata ishte nën kontroll, ndërkohë që ai vetë po përgatitej për arratisjen. Duke fluturuar nën radarin ushtarak me avion rus, ai u nis fillimisht për në bazën Khmeimim në Lattakia dhe më pas drejt Moskës.

Refuzimi nga aleatët dhe fundi i një dinastie

Asadi kërkoi ndihmë ushtarake nga Rusia dhe Irani, por të dy vendet refuzuan të përfshiheshin më tej në konflikt. Në pamundësi për të marrë mbështetje, ai pranoi fundin e pashmangshëm të regjimit të tij. Moska, ndonëse refuzoi ndërhyrjen ushtarake, siguroi kalimin e sigurt të Asadit drejt Rusisë përmes koordinimit me Katarin dhe Turqinë.

Fundi i një dinastie

Arratisja e Asadit shënon fundin e sundimit 24-vjeçar të tij dhe të gjysmë shekulli të familjes së tij në Siri. Lufta civile 13-vjeçare e vendit përfundoi me një akt tradhtie ndaj mbështetësve të tij, duke i lënë ata përballë pasojave të një konflikti shkatërrues.

Diktatori sirian, dikur simbol i forcës së pamposhtur, e mbylli kapitullin e tij politik me një ikje të heshtur dhe të turpshme, duke tradhtuar besimin e atyre që e mbështetën deri në fund.

Artikulli i mëparshëmParashqevi Simaku, ikonë e muzikës shqiptare, jeton e pastrehë në SHBA
Artikulli i radhësArmando Duka nën akuzë: 107 mijë euro nga fondet e BE për projektin e glasave të pulave