SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve

0

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar sot sekuestrimin e pasurive të biznesmenit të basteve sportive Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Lista e pasurive përfshin 34 prona dhe përllogaritet të kapë vlerën e miliona eurove. SPAK kërkon që këto pasuri t’i kalojnë përfundimisht shtetit.

Mes pasurive që SPAK kërkon të konfiskojë janë kompani si “King Kasino”, “Alba Telecommunication”, “REAL FENIX”, “Albania Baste Live” dhe disa kompani të tjera në pronësi të familjarëve të tij. Gjithashtu, kërkohet sekuestrimi i apartamenteve, automjeteve, pronave të paluajtshme si toka dhe një llogari bankare me vlerë 1,878,299 lekë.

Ndër pasuritë e sekuestruara përfshihet edhe vila e Ervis Martinajt në Surrel. Pasuritë janë regjistruar në emër të Martinajt dhe të familjarëve të tij: Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj dhe Valentino Kaco.

Kjo masë vjen si pjesë e përpjekjeve të SPAK për të luftuar pasuritë e dyshuara që burojnë nga aktivitete kriminale.

Artikulli i mëparshëmÇ’të re tha Arben Ahmetaj
Artikulli i radhësAvokati i njohur ndërron jetë gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit