Një makinë është shkrumbuar plotësisht të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës, Kosovë. Sipas informacioneve të para, brenda mjetit të djegur mund të ketë qenë edhe një person.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se makina e tipit Golf 7 mbante targa serbe dhe se hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Po ashtu, Prokuroria Themelore ka konfirmuar se në brendësi të automjetit janë gjetur mbetje eshtrash njerëzore. Për këtë arsye, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet e policisë dhe mjekësisë ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Autoritetet janë duke hetuar nëse bëhet fjalë për një aksident, një akt kriminal apo një rast të lidhur me trafikim të paligjshëm të automjeteve.