![](https://aktualitet.al/wp-content/uploads/2025/02/640-0-berisha-rama-184-640x375-1.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me protestën e thirrur sot nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Me tone ironike, ai e ka cilësuar ish-kryeministrin si një “buf stërplak i kënetës opozitare”, duke thënë se protesta është një pasqyrë e qartë e një opozite të degraduar.
Rama theksoi se shqiptarët duhet ta “thajnë këtë kënetë” në zgjedhjet e 11 majit, duke votuar për Partinë Socialiste. Ai shtoi se vetëm një opozitë e re dhe e denjë mund të sjellë një alternativë të vërtetë në politikën shqiptare.
Ky reagim vjen në një kohë tensionesh politike, me një protestë të opozitës që po përgatitet përpara Kryeministrisë, e shoqëruar nga masa të forta sigurie.