![](https://aktualitet.al/wp-content/uploads/2025/02/skene-krimi-1.jpg)
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 60-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse pranë Pallatit me Shigjeta. Incidenti ndodhi rreth orës 19:05, në afërsi të një karburanti, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Forcat e Policisë së Tiranës ndërhynë menjëherë, duke neutralizuar zjarrin dhe duke transportuar të lënduarin me ambulancë për ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve paraprake, 60-vjeçari ka pësuar djegie në fytyrë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet në vazhdim për të zbardhur motivet
Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë të moshuarin drejt këtij veprimi ekstrem. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka pasur faktorë të tjerë që e çuan drejt këtij akti të rëndë.