Nga Oliver Wainwright
Bjarke Ingels është djali i artë për Big Tech – dhe tani Presidenti Bolsonaro i Brazilit dëshiron pak nga magjia e tij. Por a duhet arkitektët të bojkotojnë udhëheqësit shtypës? A i glorifikojnë ndërtesat ideologjinë e tyre?
Shëtijtje nën rrezet e bekuara të diellit, vakte të mbushura me pjata deti ceviche (ushqim tradicional) angazhim i një helikopteri privat – kjo është llogaria e profilit në Instagram të arkitektit danez Bjarke Ingels i cili shpaloset si një një bloger udhëtimesh të shpeshta javët e fundit, ku aventurat e tij në Amerikën Latine kanë zënë vendin e tyre në intinerarin e tij të ngjeshur përreth globit. Por ka një fotografi që ai nuk ka qenë mjaft i hapur ta shpërndajë midis 730,000 ndjekësve të tij: një fotografi ku ai gjendet nën shoqërinë të Jair Bolsonaro, presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, me një buzëqeshjen jo të lehtë të një njeriu që sapo ka siguruar një kontratë të majme nga një tjetër despot i padenjë, që krenohet me mburrje se është një homofob.
Sipas një deklarate nga ministria e turizmit e Brazilit, Ingels vizitoi Brazilin për të shëtitur disa shtete dhe për të diskutuar strategjitë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në bregdetin e saj veri-lindor, në partneritet me Nômade Group, e cili së fundmi ndërtoi një kompleks luksoz eko-të ndërgjegjshëm në Tulum, pranë rrënojave të një qyteti me mure Maya në Meksikë.
“Ata kanë parë këtë mjedis të mrekullueshëm të pashkelur më parë dhe me një njdikim të lehtë në mjedis” thotë Ingels, duke folur me telefon nga Santiago të Kilit. “Është një model zhvillimi të turizmit që nuk e zëvendëson pyllin ose rërën, por e përforcon dhe e ruan atë. ’Kjo është një alternativë shumë e mirëpritur në vende te ndryshme për llojin e hoteleve shumë-katëshe me vendodhje në plazh.”
Një qasje e tillë eko-ndërgjegjshme nuk duket se po bie ndesh me regjimin reaksionar të Bolsonaros. Që kur erdhi në pushtet, Janarin e vitit të kaluar, presidenti i Brazilit ka konfirmuar çdo frikë se ai do të ishte një “Trump i Tropikut”. Ai ka emerëruar në radhët e ekzekutivit të tij figura të spikatura që e mohojnë ngrohjen globale , që hedhin poshtë statistikat e shpyllëzimeve si të ishin thjeshtë lajme të rreme dhe mbi të gjitha shkarkoi vetë drejtuesin e institutit që kishte ndërmarrë këto studime mbi përkeqsimin e klimës në vend. Vitin e shkuar, kur vendi I tij u përball me zjarret më të mëdha të dekadës së fundit në Amazona, ai e quajti indinjatën globale si rezultat të një mashtrimi hipotetik nga mediat. Ai gjithashtu, një herë tha se do të preferonte një djalë të vdekur se sa një djalë gej, duke kundërshtuar shndërrimin e Brazilit në një parajsë të turizmit gej, dhe prezantimi i tij të fundit mbi edukimin seksual është krahasuar me “një kthim prej 4 dekadash pas të vendit”.
Atëherë, çfarë është duke bërë një personazh I tillë si Ingels, me prirje të qarta liberale e progresiste? “Jam i lumtur të ndaj idetë dhe idealet që unë i shkëmbejë me çdo qeveri të gatshme t’i dëgjojë ato,” thotë ai, “veçanërisht nëse ata kanë bindje të ndryshme. Nëse ka një përgjegjësi që vjen nga platforma kreative që kemi krijuar, është pikërisht që ta përdorim atë platformë për të ndryshuar botën për mirë.” Ai thotë se udhëheqësit politikë të shteteve [federale] veri-lindore të Brazilit që vizituan, janë “nga spektri i kundërt politik” të Bolsonaro, duke shtuar se përfundimisht “idetë e shkëlqyera tejkalojnë partitë politike”.
Gjatë viteve të fundit, Ingels është larguar nga të qenit projektuesi i ri i djallëzuar i blloqeve të apartamenteve në formë malesh në periferi të Kopenhagenit, për t’u bërë arkitekti i famshëm për disa nga korporatat më të mëdha në botë. Tani 45 vjeç, ai kohët e fundit është shfaqur si imazhi për gjithcka nga nga Hyperloop deri te WeWork, dhe aktualisht është duke dizajnuar një Seli Qëndrore për Google me madhësinë e një qyteti, në Kaliforni. Më pas është qyteti i tij aktual për Toyota në Japoni, pikërisht nën malin Fuji. Por projekti më i guximshmi nga të gjithë, më thotë ai, është masterplani për të cilin po punon tani për të gjithë Tokën – e pagëzuar përkohëisht me emrin Masterplani.
Statusi i tij si një djalë i përkëdhelur i teknologjisë së madhe është ndoshta ajo që e bën atë gjithashtu tërheqës për një kategori klientësh autokratë, që janë gjithnjë në rritje. Të dy llojet e liderave autokratë ndajnë një dëshirë të pangopshme për të formësuar çdo aspekt të botës në vizionin e tyre të saktë, qoftë një e ardhme e automjeteve autonome, ose një botë ku shiu i Amazonës shihet si një “e virgjër” që duhet të “shfrytëzohet”, si Bolsonaro që mohon ngrohjen globale.
BIG, e cila qëndron për Bjarke Ingels Group, është gjithashtu e angazhuar në disa projekte të mëdha në Arabinë Saudite, duke përfshirë një qytet të ri turistik, të quajtur Qiddiya, 45 km larg Rijadit, të titulluar si një “kryeqytet i ri argëtimi”; ekziston gjithashtu një projekt konfidencial që Ingels e përshkruan si “një ekosistem të krijuar nga njeriu që është aq afër një utopie sa ashkush nuk guxoni ta imagjinojë”. A do të ishte kjo një utopi që kishte – në përputhje me ligjin Saudit – duke u shmangur nga dehja, amputimi për plaçkitje dhe vrasje jashtëgjyqësore për këdo që kritikonte regjimin?
“Unë besoj sinqerisht se transformimi urbanistik i Arabisë Saudite në të cilin ne po marrim pjesë është pjesë e hapjes së një shtegu drejt një reforme të nevojshme sociale dhe kulturore të vendit,” thotë Ingels. Pas vrasjes shtetërore të gazetarit Jamal Khashoggi në 2018, ai thotë se zyra e tij debatoi nëse do të tërhiqej nga projektet (siç bëri Norman Foster), por vendosi që ata të mund të bënin shumë më mirë duke e vazhduar angazhimin e tyre
“Rruga drejt ndikimit etik si arkitekt është t’i [propozojmë] të ardhmen që duam kompanive dhe qeverive,” thotë ai, “edhe nëse ato kanë pikëpamje të ndryshme. Ne duhet të përqafojmë dallimet tona nëse duam të krijojmë një të ardhme që është ndryshe. ” Është e thjeshtë të hedhësh poshtë fjalët e tij si optimiste naive, sic mund të ishte një të folur në publik të format TED-Talk për diktatorët, por ai ka një të drejtë – arkitektura dhe qytetet i tejkalojnë ideologjitë që I kanë krijuan ato. Por ata gjithashtu forcojnë politikën sponsorizuese të tyre.
Ingels nuk është aspak i vetëm. Arkitekti francez Jean Nouvel është bërë i preferuari i monarkëve autokrat të vendeve të Gjirit, duke dizajnuar Louvre Abu Dhabi, Muzeun Kombëtar të Katarit dhe tani një resort luksoz në Arabinë Saudite. Ai në të kaluarën ka hedhur poshtë çështjen e të drejtave të njeriut si “një pyetje të vjetër”, duke bërë jehonë të përgjigjes së të ndjerit Zaha Hadid, arkitekt i stadiumit në formën ovale në Katar për Kampionatin Botëror 2022. “Unë nuk kam asnjë lidhje me punëtorët,” tha Hadid kur u kundërshtua për faktin se qindra punëtorë emigrantë kishin vdekur në projektet e ndërtimit në Katar. “Unë mendoj se është një çështje që qeveria – nëse ka ndonjë problem – duhet të zgjidhet. Nuk është detyra ime si arkitekt ta shikoj. ”
Arkitekti holandez Rem Koolhaas ishte po aq i sinqertë për punën e tij në Kinë, kur u pyet për krijimin e shtabit të madh të Televizionit Qendror të Kinës, organit kryesor të propagandës shtetërore. “Një pozicion i rezistencës duket disi dekorativ,” tha ai. “Më vete, ne mund të kemi qëllime të mira. Por ne nuk mund ta përfaqësojmë të mirën publike pa një entitet më të madh, siç është shteti. ” Duke zbuluar tërheqjen e regjimeve totalitare, ai shtoi: “Për t’i bërë gjërat më keq, ndjenjat më radikale, inovative dhe vëllazërore, aq më shumë ne arkitektët kemi nevojë për një mbështetës të fortë.”
Duke e ndarë besimin e Ingelsit se arkitektët mund të ndikojnë në ndryshimin nga brenda, Zhak Herzog e krahasoi punën e tij në Foleja e Zogjve – stadiumi Olimpik i Pekinit në vitin 2008 – me hartimin e një “kali Trojan”. Ai i tha gazetës gjermane Der Spiegel se “vetëm një idiot” do ta kishte hedhur poshtë projektin mbi baza morale, duke shtuar se dizajni i firmës së tij krijon “të gjitha llojet e strehëzave” dhe “vendet e takimit” rreth skajeve të strukturës së tij, që fshihen larg mbikëqyrjes së qeverisë.
Kjo është një temë e përsëritur. Kurdoherë që të paraqitet tema e etikës, shumica e arkitektëve që punojnë në regjime autoritariste besojnë se projektet e tyre mund të kapërcejnë abuzimet e regjimeve pritëse dhe ta bëjnë jetën e përditshme pak më të mirë për njerëzit që jetojnë atje. Dilema është nëse duhet të bojkotojnë plotësisht apo të angazhohen. A duhet të shmangë një arkitekt me qëllime të mira të punojë me ndonjë sistem me të cilin nuk pajtohen – ose të shpresojë që kushtet e punëtorëve, ose liria e fjalës, të përmirësohen duke përdorur platformën e tyre për të ngritur këto çështje?
“Është thjesht retorikë sipërfaqësore,” thotë Jeremy Till, dekan i shkollës së artit Qendror Saint Martins në Londër dhe autor i Arkitekturës Varet, i cili shqyrtoi marrëdhëniet e disiplinës me paratë dhe fuqinë. “Ideja që një ndërtesë e vetme do të jetë emancipuese për një shtet të tërë totalitar është qesharake.”
Till u përfshi në raportin e fundit të etikës të RIBA-s, i cili theksonte një “angazhim të qartë” për vendosjen e interesit publik, qëllimit shoqëror dhe zhvillimit të qëndrueshëm në zemër të aktiviteteve të RIBA. Ai është veçanërisht kritik ndaj disa prej praktikave që kanë nënshkruar manifestin e fundit të Deklaratës së Arkitektëve, duke u zotuar të mbrojnë zhvillimin e politikave të karbonit të ulët, eko-miqësor – ku projektohen projekte mbi aeroporte të ndryshme. “Ka disa arkitektë që heqin përgjegjësinë e tyre,” thotë ai. “Unë e kuptoj këtë – por atëherë ata nuk duhet të vetëshpallen të virtytshëm ndërkohë që janë duke i nënshkruar këto marrëveshje”
Për sa I përket Ingels-it gjetja e fundit në Tropik, Till nuk mban shumë shpresa për të. “Është thjeshtë një fantazi utopike duke u justifikuar se je duke bërë një projekt të “gjelbëert” në veri-lindje të Brazilit, e do të mund të shpëtosh kombin nga fashizmi.”
Ingels ndryshon. “Prova do të jetë tek puding[rezultati]”, thotë ai. “Nuk e di nëse do të kemi sukses në sjelljen e ndryshimeve pozitive, ose të dalim me një alternativë të shkëlqyeshme për zhvillimet tradicionale që shkatërrojnë peizazhin dhe përkeqësojnë komunitetin lokal. Por ne patjetër që nuk do të kemi sukses nëse nuk përpiqemi ta bëjmë atë. ”