COVID-19, kosto me ton e ndihma me kile

0

Nga Artan Hoxha

Ndersa treguesit shendetesore lidhur me COVID-19 na radhisin ne nder vendet me impakt te ulet dhe rezultat pozitiv, efekti mbi ekonomine duket se na radhit ne nder vendet me impakt me te larte negativ per vitin 2020. 

Fatura e sakte e COVID-19 ne ekonomine tone te vitit 2020 eshte ende e pamundur te perllogaritet sakte por me te dhenat e derisotme mund te nxirret nje perfundim i perafert per muajt mars, prill e maj.

Eksportet ne mars dhe prill 2020, me vlere respektive  18 dhe 15 miliard leke, rane ne pikiate, mbi 40% kundrejt marsit dhe prillit 2019 me vlere respektive 28 dhe 27 miliard leke. Importet mars dhe prill 2020, me vlere respektive prej 44 dhe 36 miliard leke, shenuan renie domethenese, mbi 30% kundrejt marsit e prillit 2019 me vlera respektive 56 dhe 57 miliard leke. Shkalla me e larte e renies se eksporteve kundrejt importeve tregon dobesite e njohura te struktures ekonomike te Shqiperise si dhe qe efektet negative jane e do te jete disproporcionale.

Nga renia e te ardhurave nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH) ne dogana dhe tatime mund llogaritet me perafersi efekti negativ mbi Prodhimin e Brendshem Brudo (PBB). Ne mars 2020, muaj ne te cilin masat ndaluese e kufizuese moren efekt te plote ne mesin e tij, te dhenat tregojne se efekti negativ ne PBB luhatet  ne shifrat 30 deri 35 miliard leke. Ne prill 2020 efekti negativ luhatet ne shifrat 50 deri 60 miliard leke. Te dhenat e derisotme ne dogana dhe tatime tregojne se muaji maj do te jete pak me i mire se muaji prill, ndaj mund te presim nje tjeter renie te PBB krahasuar me maj 2019 me vlere 45 deri 55 miliard leke.
Per vetem keto 2.5 muaj efekti ne PBB eshte ne rendin e 125 deri 150 miliard leke me pak vlere e shtuar krahasuar me vitin 2019, duke kapur e tejkaluar keshtu shifren prej 1 miliard euro, apo ndryshe, nje renie e PBB prej 7-9%. Keto shifra tregojne renien e vleres se shtuar, pra te punes dhe te kapitalit, ndersa renia e xhiros se bizneseve (renie e shitjeve) me gjasa eshte ne rendin  180 deri 220 miliard lekeve.

Nga kjo vlere e humbur e punes dhe e kapitalit, masat qeveritare te deklaruara deri me sot, ende ne ekzekutim, kompensojne nje pjese fare, fare te vogel, kryesisht me natyre sociale ne masen e pages minimale e me pak per punonjesit dhe vetem ca therrime per bizneset. 

“Paga e luftes”, tre keste mujore 26 mije lekeshe te paketes se pare per bizneset e vogla si dhe te papunet dhe ata ne ndihme ekonomike me dyfishim te mbeshtetjes mujore per tre muaj, pritet te kape shifren e 6.5 miliard leke per rreth 130 mije vete, ekzekutuar deri tani 4.2 miliard leke.  “Paga e luftes”, me nje kest 40 mije lekesh, ne paketen e dyte per te gjitha kategorite e perfshira  pritet te kape vleren  rreth 7 miliard leke per rreth 170 mije vete, disbursuar deri tani rreth 3.8 miliard leke per rreth 110 mije vete. 
Gjithsej dy paketat sociale 3 mujore “page lufte” pritet te kapin vleren rreth 13.5  miliard leke per rreth 300 mije vete, disbursuar deri tani rreth 8 miliard leke per afro 240 mije vete, e per te cilat procedurat ecin ngadale e mbeten ende  mjaft vete qe nuk kane marre c’u takon. Vleres se mesiperme mund t’i shtohet edhe vlera monetare e ndihmave me kuti ushqimore – buka e gojes – shperndare sa andej kendej e ndonje ndihme tjeter e zor se e tera do te kaloje vleren prej 14 miliard leke. 

Deri ketu jemi ne nivelin e rreth 10% te kostos totale tre mujore te pandemise mbi PBB, e gjitha vetem me natyre sociale e qe megjithate, la jashte edhe plot vete te tjere, si p.sh. ata qe humben punen pas dates 10 prill e qe, me pa kuptim, nuk u perfshine nga qeveria ne kete pakete.

Per te fryre shifren e ndihmes sociale, qeveria konsideron edhe faljen e kamatevonesave shumevjecare deri ne fund te 2019 per OSHEE. Ne fakt, falje kamatevonesash jane bere here pa here pa shkaqe madhore ndaj s’ka pse ta konsiderojme kete shume si ndihme sociale te lidhur me COVID-19. Gjithashtu, nje pjese e kesaj faljeje nuk i shkon hallexhinjve por pazarxhinjve e delenxhijve qe nuk paguajne ne kohe energjine elektrike ndaj efekti i saj eshte pjeserisht kunderproduktiv. Per aq sa i takon hallexhinjve te vertete qeveria duhet te reflektoje qe kamatevonesat jane pasoja e veshtiresive objektive ekonomike te ketyre familjeve pavaresisht COVID-19 e, me gjasa nuk do te shlyheshin ndonjehere, pra do faleshin ne nje moment tjeter gjithsesi. 

Paketa e pare e huase me Garanci Sovrane e vlere tavan 11 miliard leke, pas 2 muajsh, eshte disbursuar ne me pak se nje te treten e saj. Destinimi i saj eshte vetem per te paguar pagat e punonjesve, pra ka vetem natyre sociale. Edhe nese do te jepet e gjitha, kostoja reale e saj ne buxhetin e shtetit, duke perfshire pagimin e interesave dhe moskthimin e nje pjese te huase nga biznese qe falimentojne, mund te jete ne nivelin e 1 miliard leke gjithsej.

Paketa e dyte e huase me Garanci Sovrane e vlere tavan prej 15 miliard leke eshte ende ne ditet e para e nuk dihet se si e sa do te absorbohet nga biznesi. Por edhe sikur te jepet e gjitha, kostoja neto ne buxhetin e shtetit nuk do te kaloje 1 milard leke te tjera.

Sa i takon taksave te falura per biznesin e vogel (5 deri 14 milion leke xhiro ne vit) ato jane therrime per buxhetin e shtetit ndersa per biznesin jo te vogel (me xhiro mbi 14 milion leke ne vit) Qeveria mezi u kandis te shtyje pagesen e tatimit mbi fitimin ndonese vec per fitime s’mund te behet fjale keto kohe per shume biznese qe u goditen nga mbyllja dhe kufizimi.

Per rrjedhoje, ndihma e drejteperdrejte apo e terthorte neto, ne kuptimin e fondeve te falura, nga shteti per sipermarrjen eshte jashtezakonisht e vogel, as 3 miliard leke. Me gjasa ajo eshte edhe me e vogel se kosto e shtuar per bizneset qe duhet te ushtrojne aktivitetin sipas standardeve te reja te sigurise qe, me vend e pa vend, po imponon Qeveria. 
Vec me siper, Qeveria po ndermerr hapa konfuze hapjeje qe dergojne sinjale kontradiktore edhe tek kerkesa edhe tek oferta ne treg, duke veshtiresuar edhe me shume rimekembjen ekonomike. Burokracia e shtuar dhe rreziqet nga inspektimet e ndeshkimet ne emrin e shendetit jane problemet qe iu shtohen gjithe te tjerave ne keto kohe te veshtira per mbijetesen e bizneseve.

Artikulli i mëparshëmKËSHILLAT: Pediatrit tregojnë rëndësinë e konsumimit të lëngjeve të frutave nga fëmijët
Artikulli i radhësPlagoset një person Vlorë, autorja e dyshuar një femër