Yuri Kim: SHBA krenare për aleancën me Shqipërinë. Sot 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

0

Nuk mund të mungonte urimi nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim,  sot që Shqipëria  shënon 11 vite nga anëtarësimi i saj në NATO.

Diplomatja përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ambasadës, thekson se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë.

Ndër të tjera ajo përmendi dhe faktin se shumë shpejt NATO do të ketë dhe një pikë të saj në Kuçovë.

“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Artikulli i mëparshëmBankers Petroleum: Tosk Energji nuk arriti të përmbushë termat dhe kushtet e kontratës
Artikulli i radhësTakimi i OPEC + shtyhet ndërsa Arabia Saudite dhe Rusia grinden sërish lidhur me çmimet