Takimi i OPEC + shtyhet ndërsa Arabia Saudite dhe Rusia grinden sërish lidhur me çmimet

0

OPEC dhe Rusia kanë shtyrë takimin e planifikuar për ditën e hënën për një ditë të pacaktuar gjatë javës së ardhshme, u shprehën të shtunën burimet zyrtare pranë OPEC. Shtyrja vjen pasi mosmarrëveshjet midis Moskës dhe Arabisë Saudite u intensifikuan pas akuzave të secilit vend lidhur me përgjegjësin për ulje drastike të cmimeve gjatë muajit të kaluar.

Shtyja e takimit erdhi megjithë presionin e ushtruar nga Presidentit amerikan Donald Trump për Organizatën e Vendeve eksportuese të naftës dhe aleatëve, të njohur si OPEC +, për të stabilizuar urgjentisht tregjet globale të naftës.

OPEC + po punon për një ulje të paprecedent të prodhimit të naftës, i barabartë me rreth 10% të furnizimit botëror, ose 10 milion fuçi në ditë.

Cmimet e naftës shënuan cmimin më të ulët në një periudhë 18-vjeçare në 30 mars për shkak të kërkesës së ulët të shkaktuar nga bllokimet e qeverisë për të rritur gatishmërinë për përballimin e situatës së paprecedent të shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit.

Putin, duke folur gjatë një konference me video me zyrtarë qeveritarë dhe krerët e kompanive të mëdha prodhuesve rusë, tha se arsyeja kryesore për rënien e çmimeve ishte ndikimi i koronavirusit në kërkesë.

“Arsyeja e dytë pas rënies së çmimeve është tërheqja e partnerëve tanë duke filluar me Arabinë Saudite nga marrëveshja OPEC +, dhe rritja e prodhimit të tyre” tha Putin.

Burime nga brenda OPEC, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin, thanë se takimi virtual urgjent i planifikuar për të hënën ka të ngjarë të shtyhet deri më 8 ose 9 prill për të pasur më shumë kohë për negociata në dispozicion.

Burimet më vonë minimizuan grindjen Saudito-Ruse, duke thënë se atmosfera ishte akoma pozitive, megjithëse ende nuk ka ndonjë marrëveshje ose akord për detaje të tilla si një nivel referimi nga i cili do të nisë ulja e prodhimit./ ©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmYuri Kim: SHBA krenare për aleancën me Shqipërinë. Sot 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
Artikulli i radhësAventurierët/ Florjan Binaj i “tërheq veshin” Top Channel-it. Po promovohen antivlerat dhe jo vlerat…