Dubai/ Nëntë gjëra që duhet ti dini përpara se ta vizitoni

0

Dubai është shndëruar në një nga destinacionet kryesore në botë, dhe vizitohet nga miliona turistë cdo vit. Aty do të gjeni të gërshetuara traditën e beduinëve vendas, luksin mondan, përzierjen e pothuaj gjithë kulturave të botës, dhe të gjitha këto e bëjnë një destinacion për tu mos u humbur. Qoftë për biznes apo turizëm, mëposhtë do të gjeni disa këshilla për tu mos tu humbur në rast se keni në plan për të udhëtuar drejt këtij qyteti.

1. Udhëtoni midis Tetorit dhe Prillit

Dubai njeh vetëm dy stinë – atë të nxehtë dhe atë edhe më të nxehtë. Muajt ​​midis Tetorit dhe Prillit, të njohur dhe si stina e dimrit në këtë pjesë të botës, ju ofrojnë qiej blu magjepsës dhe mot të përsosur për plazh në qytet. Është gjithashtu sezoni i shirave, por zakonisht rreshjet e shiut nuk zgjasin shumë, kështu që mos lejoni që ky faktor të ndikojë në planet e udhëtimit tuaj.

2. Rezervoni udhëtimin tuaj të paktën gjashtë muaj përpara

Linjat ajrore ndërkombëtare zakonisht i shesin biletat më të lira rreth gjashtë muaj para datave të nisjes. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të blini biletat tuaja shumë më përpara, por është një ide e mirë të filloni të kërkoni dhe krahasoni çmimet. Në rast se nuk mund të bëni plane kaq herët, ju duhet të bëni rezervimet tuaja të paktën një muaj përpara.

3. Tregoni respektuekt gjatë muajit të Ramazanit

Nëse vizita juaj përkon gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të festuar në muajin e nëntë të kalendarit islamik 12-mujor, respektoni besimtarët myslimanë gjatë agjërimit të tyre. Kjo do të thotë që ju nuk duhet të hani, pini apo tymosni në publik, në periudhën kohore mes lindjes dhe perëndimit të diellit.

4. Vishuni në mënyrë modeste

Ndërsa bëni gati bagazhet tuaja të pushimeve, merrni veshjet tuaja modeste të cilat nuk ekspozojnë shumë pjesë të trupin dhe të cilat nuk perceptohen si provokuese, duke pasur parasysh vendasit konservatorë. Veshja e grave që konsiderohet si të papërshtatshme janë ato të shkurtra, të ngushta ose transparente, ndërsa burrat kurrë nuk duhet të dalin pa veshur një bluzë ose këmishë. Vishuni në mënyrë modeste për të shmangur vëmendjen e padëshiruar dhe respektoni kulturën muslimane.

5. Kërkoni leje përpara se të bëni fotografi

Asnjëherë mos bëni një fotografi  në vende ku ka dhe persona të tjerë pa marrë më parë lejen e tyre, përveç nëse jeni duke një shkrepje fotografike në një zonë të populluar turistike. Kurrë mos bëni një fotografi të një gruaje muslimane pa lejen e saj dhe mos fotografo ndërtesat qeveritare, aeroportet, apo objektet ushtarake.

6. A duhet të jepni bakshish?

Bakshishi nuk është dicka e domosdoshme në Dubai, por shumë njerëzve ju pëlqen ti paguajnë dicka më shumë, dikujt që ju ka ofruar një shërbim apo që është treguar ndihmues. Shumica e restoranteve e përfshijnë bakshishin në faturën e shërbimit. Shoferët e taksive nuk presin që ju ti lini bakshish, por mund të rrumbullakosni shifrën e shërbimit të ofruar.  

7. Kur merrni një taksi mos i jepni thjesht adresën e destinacionit

Të lëvizni me taksi në Dubai është shumë e thjeshtë për shkak të numrit të madh të tyre të shpërndara në gjithë qytetin, por është edhe një mënyrë deri diku ekonomike. Në rast se dëshironi të shkoni diku, mos i tregoni taksistit vetëm adresën ku do të shkoni, por mundohuni ti orjentoni ata edhe nëpërmjet atraksioneve kryesore, të cilat ndodhen pranë destinacionit tuaj. Mos prisni që taksistet të dinë cdo emër rruge apo cdo adresë specifike.

8. Kujdes kur konsumoni pije alkoolike

Pijet alkoolike janë të lejuara nga ligji në Dubai, por ju nuk duhet ti konsumoni ato në publik, si dhe duhet të shmangni të dilni të dehur nëpër rrugë, qoftë në këmbë apo duke drejtuar mjetin tuaj, pasi rrezikoni të futeni në telashe të mëdha. Për të blerë alkool për përdorim personal ju duhet të jeni të pajisur me një leje të vecantë, por ju mund ti blini ato lirisht në ambjente që e kanë këtë license, sic janë lokalet apo restorantet.

9. Kujdes nga puthjet në publik

Shfaqja në publik e ndjenjave në Emiratet e Bashkuara mund tju fusë në telashe. Shume turistë janë arrestuar sepse kanë puthur partnerët e tyre  në publik, dhe gjobat për këtë arsye janë goxha të majme. Mundohuni të mos i shfaqni ndjenjat ndaj partnerit në vendet publike, është e këshillueshme që mos të putheni apo të ecni dore për dore.

Pavarësisht rregullave, që disave mund tju duken shumë strikte, mos hezitoni të vizitoni Dubain në rast se ju jepet mundësia. Është një destinacion dhe që ja vlen plotësisht të vizitohet, qoftë vetëm apo me partnerin ose familjen tuaj.

Artikulli i mëparshëmPica të vogla me djath filadelfia
Artikulli i radhësPremier League/ Klubet angleze kërkojnë shpërblim nga shteti, dhe pse marrin 200 mln euro në vit nga drejta televizive