Premier League/ Klubet angleze kërkojnë shpërblim nga shteti, dhe pse marrin 200 mln euro në vit nga drejta televizive

0

Futbollistët e Premier Ligës e hodhën poshtë kërkesën e drejtuesve të klubeve që të ulnin rrogat e tyre  me 30 për qind, jo se nuk donin të ndihmonin vendin e tyre në krizë, por sepse kjo nuk mund të ishte një lëvizje e njëanshme. “Nëse ne ulim pagat 30 për qind në 12 muaj, do të thoshte që shteti do të humbiste 200 milionë paundë taksa”, – shkruhet në deklaratën e lojtarëve. Pra, këto para do të mbeten tek aksionerët e klubeve, jo tek arka e shtetit për të luftuar epideminë.

Pra, vetë drejtuesit e klubeve nuk kanë ndërmend të shpenzojnë asgjë nga fitimet e tyre, për të mbajtur në punë qindra e mijëra punonjës të thjesht, si ne të tjerët, që marrin ndoshta 1 500 apo 2 000 paundë në muaj. Në Gjermani u arrit një akord, por në Angli duket se është nje realitet krejt tjetër. Mediat britanike, që nga ato të krahut të majtë, e deri tek konservatoret tipike të së djathtës, kanë nisur sulmet ndaj pronarëve të klubeve, të cilët janë miliarderë, dhe nuk duan të prekin asgjë nga pasuria e tyre. Për më tepër, çdo klub në Premier Ligë merr mesatarisht 200 milionë paundë në vit nga e drejta televizive, por kur vjen puna te kriza, thotë se “nuk na ka mbetur asnjë lek” (ndonëse për të luajtur në bursë nuk kursehen), dhe kërkojnë rimbursim nga paratë e buxhetit shtetit, pra nga paratë e taksapaguesve britanikë.

Artikulli i mëparshëmDubai/ Nëntë gjëra që duhet ti dini përpara se ta vizitoni
Artikulli i radhësBundesliga/ Plani i gjermanëve për të rinisur kampionatin