COVID-19/ Policia gjobit 2 fasoneri në Krujë. Bllokohen mjetet që transportonin punëtorët

0

Strukturat e Policisë në DVP Durrës vazhdojnë monitorimet për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me ISHSH, në vijim të kontrolleve për subjektet që nuk kanë zbatuar masat e mara për parandalimin e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë marrë masë administrative ndaj 2 fasonerive në Krujë.

Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare.

Policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse.

Artikulli i mëparshëmGjyqtarja e Apelit Tiranë tërhiqet nga çështja e Bashës. “Ka marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore familjare”
Artikulli i radhësMaqedoni/ Sekuestrohen 1.2 ton drogë