Aksident i rëndë në aksin Levan-Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësorin

0
Aksident i rëndë në aksin Levan-Vlorë, makina përplas

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në autostradën Levan-Vlorë, ku si për pasojë ka mbetur i vdekur në vend një qytetar rreth 50-vjeç, ende i paidentifikuar.

Policia ka bërë menjëherë shoqërimin e shoferit e mjetit, Y.Xh. dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmTë shtëna me armë zjarri në Ksamil, 33-vjeçari plagoset në një dhomë hoteli
Artikulli i radhësZjarr i madh në Lapardha të Beratit, “përpin” hektarë me shkurre dhe pemë, rrezikohen banesat, çfarë dyshojnë banorët