Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, 33-vjeçari plagoset në një dhomë hoteli

0
Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, 33-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, 33-vjeçari plagoset në një dhomë hoteli  

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Ksamil.

Sipas policisë, një 33-vjeçar është plagosur në një dhomë hoteli. Për ngjarjen, janë shoqëruar në komisariat shtatë persona, që po merren në pyetje.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. 

Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.  Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmFati i keq/ E premte e datës 13, përse quhet “dita e zezë” dhe çfarë ka ndodhur më parë
Artikulli i radhësAksident i rëndë në aksin Levan-Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësorin