Daily Mail nxjerr prapaskenat e forta: Ky është terroristi më i kërkuar i Amerikës që ndodhet në Kabul, për kokën e tij janë ofruar 5 milionë dollarë

0
Daily Mail nxjerr prapaskenat e forta: Ky është terroristi më i

Khalil Haqqani, një nga terroristët më të kërkuar të Amerikës, tani është pjesë përbërëse e lëvizjeve të talebanëve për të krijuar një qeveri.

Sipas Daily Mail, mbledhësi i fondeve për talebanët, i cili gjithashtu ka lidhje me Al Kaedën, për kokën e të cilit ka një shpërblim prej 5 milionë dollarësh, u brohorit në rrugët e Kabulit para se të drejtonte lutjet në xhaminë më të madhe të qytetit.

Po sipas Daily Mail, Haqqani është pjesë e rrjetit Haqqani i cili ka luajtur një rol të madh në ngritjen e talebanëve në Afganistan.

Haqqani është në listat terroriste të SHBA dhe OKB së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Krimet për të cilat ai akuzohet përfshijnë ‘pjesëmarrjen në financimin, planifikimin, lehtësimin, përgatitjen ose kryerjen e akteve ose aktiviteteve të kryera’ nga talebanët.

Artikulli i mëparshëmTë ftuarit mbeten të shokuar, burri përballet me surprizën më të keqe në ditën e dasmës, ja çfarë i ndodhi (VIDEO)
Artikulli i radhësTjetër aksident në rrugët e vendit/ Përplasen dy mjete, rëndohet trafiku në zonë