Të ftuarit mbeten të shokuar, burri përballet me surprizën më të keqe në ditën e dasmës, ja çfarë i ndodhi (VIDEO)

0
Të ftuarit mbeten të shokuar, burri përballet me surprizën

Kreu i dyshuar i një karteli droge në Kolumbi u arrestua gjatë kohës që po martohej. Pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare tregojnë momentin kur oficerët e policisë bastisin ceremoninë që po mbahej në Antioquia, përpara se të shoqëronin Luis Daniel “Machete” Santana, para syve të shokuar të të afërmve të tij.

Santana dyshohet si personi përgjegjës për logjistikën dhe koordinator i klanit kolumbian Gulf. Pas arrestimit të tij, policia konfirmoi se kishte qenë nën shënjestrën e tyre që prej 2017-s.

Mediat lokale raportojnë se ai fshihej në rajonin malor të Antioquia dhe autoritetet përfituan nga mundësia për ta arrestuar në momentin që la vendin ku fshihej për t’u martuar.

Artikulli i mëparshëmNdryshim drastik i motit! Ja çfarë na pret nga mesi i javës që vjen
Artikulli i radhësDaily Mail nxjerr prapaskenat e forta: Ky është terroristi më i kërkuar i Amerikës që ndodhet në Kabul, për kokën e tij janë ofruar 5 milionë dollarë