Leonardo: Mbappe largohet me kushtet tona, oferta e Realit…

0
Leonardo: Mbappe largohet me kushtet tona, oferta e Realit...

Drejtori i PSG-së Leonardo ka dhënë së fundmi një intervistë për “RMC Sport”, ku zbuloi disa detaje nga historia e Kylian Mbappe, i cili lidhet me një kalim tek Real Madrid.

Leonardo u shpreh, se nëse Mbappe dëshiron të largohet, ata do ta shesin lojtarin te Madridi, por që në të njëjtën kohë, drejtuesit e Realit duhet të plotësojnë kushtet e kërkuara.

Braziliani gjithashtu zbuloi se çfarë ofertash i ka bërë klubi francez,  Mbappe-s, në dy muajt e fundit, duke shtuar se oferta prej 160 milionë eurosh nga Madridi është larg asaj që ata pretendojnë.

“Kylian Mbappe dëshiron t’i bashkohet Real Madrid dhe ne nuk do ta mbajmë. Ne i thamë jo ofertës së parë nga Madridi, por nëse kushtet tona plotësohen, atëherë do të shohim. Ne i dhamë Mbappe dy oferta jashtëzakonisht të larta. Njëra për të qenë  lojtari më i rëndësishëm në ekip dhe tjetra të jetë mbi lojtarët që erdhën kohët e fundit, “tha Leonardo dhe vazhdoi:

“Ne duam t’i provojmë, se ai është lojtar i rëndësishëm për klubin. Mbappe  është në qendër të projektit tonë, por jo mbi projektin. Më duket si një strategji kjo e Realit, të cilët përpiqen të marrin përgjigje negative nga ne, pasi duan të tregojnë se provuan gjithçka, e më pas ta marrin falas vitin tjetër. Nga ana tjetër, Mbappe gjithmonë premtonte se nuk do ikte falsa. Oferta zyrtare e Realit është larg asaj që ne duam, është diku rreth 160 milion euro, dhe kjo është më pak se ajo që kemi paguar për të në 2017. ”

Ai më tej vuri në dukje se PSG nuk do ta shesë Mbappe për më pak para sesa pagoi, duke shtuar se skuadra nga Parisi ende i ka borxh Monakos për transferimin e Mbappe në vitin 2017, kur paguan 145 milionë euro, plus 35 milionë bonuse.

“Ne nuk kemi në plan të flasim përsëri me Realin për Mbappe. Afati është 31 gusht në mesnatë, dhe ne nuk do ta lëmë të shkojë për më pak para se sa kemi paguar sepse ne ende i detyrohemi Monakos. Ne kurrë nuk i kemi hapur derën Mbappe. Njerëzit thonë se dua ta shes, dhe Nasser dhe unë mendojmë të njëjtën gjë dhe ne nuk duam ta bëjmë këtë. Nëse një lojtar dëshiron të largohet, atëherë do të jetë sipas kushteve tona,” tha drejtori i PSG-së.

RMC kishte zbuluar pak kohë më parë se Mbappe kishte refuzuar ofertën e PSG-së për një kontratë pesëvjeçare që përfshinte një rritje të madhe të pagës. PSG i ofroi francezit 50 milionë në vit, që është edhe më shumë se paga e Lionel Messit (35 milionë).

Artikulli i mëparshëm“Jepini lojtarët kombëtareve”: Infantino i del përballë Anglisë dhe Spanjës
Artikulli i radhësJuventus: Ronaldo largohet nga stërvitja