Nisin aplikimet për grantet në bujqësi/ Hapet thirrja IV e IPARDII, sektorët që do të financohen dhe afatet

0

Agrobizneset dhe individët e interesuar për të përfituar grante përmes thirrjes së katërt të programit IPARD2, duhet të nisin me dorëzimin e planeve të biznesit dhe dokumentacionit përkatës nga data 10 Janar 2022.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njofton Thirrjen e Katërt për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II) me qëllim të zhvillimit të Sektorit Agro – Ushqimor.  Thirrja e katërt për aplikime është e hapur për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të vendit në fushat e prodhimit bujqësor /ose të agro-përpunimit dhe rural.

Në këtë thirrje do të mbështetet masa 7, konkretisht “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” e kufizuar në vetëm në këto sektorë: Turizmi rural dhe i Natyrës; Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures;  Prodhimi i energjisë së rinovueshme. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 4.1 milion EURO nga të cilat 75%  kontribut i BE dhe 25% kontribut i buxhetit të shtetit. Totali i shpenzimeve të pranueshme për ndihmen e kërkuar do të jetë në kufijtë minimal 10 mijë EURO dhe maksimal 400 mijë EURO.

Granti i vënë në dispozicion është 65% të totalit të kostove të pranueshme të investimit. AZHBR ka publikuar në uebsiten zyrtar, “Udhëzuesin për Aplikantët” dhe formatet zyrtare të dokumentave që duhet të përdoren, ku përfshihet formulari i aplikimit standard, plani i biznesit standard. Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 Janar 2022 deri në datën 25 Shkurt 2022, nëpërmjet dërgesës postare apo dorazi. Tejkalimi i afatit dhe dërgesa në forma të tjera, janë skualifikuese për aplikantët.

Artikulli i mëparshëmE fillonin stërvitjen ushtarake që në moshën 7 vjeçare/ Ja 10 fakte për Spartën, qytet-shtetin e lashtë grek
Artikulli i radhësZgjedhjet presidenciale në Itali: Berlusconi i gatshëm