Krimi tronditës në Korçë, dalin pamjet e dy viktimave (Foto)

0
Krimi tronditës në Korçë, dalin pamjet e dy viktimave

Janë siguruar fotot e dy të viktimave në Korçë.

Sipas policisë shtetasi Ilo Lluka ka qëlluar me armë zjarri drejt 40 vjeçarit Emiljano Pine, banues në Korçë.

Si pasojë e plagëve të marra, 40-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërsa theksohet se autori i dyshuar i krimit pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit, ka vrarë veten me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat.

Krimi tronditës në Korçë, dalin pamjet e dy viktimave
Artikulli i mëparshëmMinistri i Jashtëm i Turqisë nis turin 4-ditor në Shqipëri, Bullgari, Rumani
Artikulli i radhësKrimi në Korçë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja pista kryesore që çoi në vrasjen e dy personave