Krimi në Korçë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja pista kryesore që çoi në vrasjen e dy personave

0
Krimi në Korçë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja pista kryesore

Pamje të rënda vijnë nga qyteti i Korçës, ku Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri Emiljano Pinen alias Jorgo Priftin, duke i marrë jetën dhe më pas vrau dhe veten.

Dy trupat shfaqen shumë pranë njëri tjetrit, të mbuluar me çarçafë dhe njolla gjaku, teksa është zbardhur dhe arsyeja e këtij krimi të rëndë.

Pista kryesore për të cilën po heton policia ka të bëjë me një problem pronësie.

    Ilo Lluka ka shkuar në vendin e ngjarjes aty ku Pine ka qenë në lokal duke pirë kafe, të cilit i ka kërkuar për të dalë jashtë dhe në momentin që ka qenë në porta e lokalit e ka qëlluar disa herë duke e lënë të plagosur rëndë e me pas ka qëlluar veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Babai i autorit të ngjarjes Ilo Lluka bashkëjetonte me nënën e Emiljano Pine. Ka pasur një konflikt pasi, babai i autorit ka dashur që shtëpinë e tij t’ja linte trashëgim djalit të bashkëjetueses Emiljano Pines. 

    Artikulli i mëparshëmKrimi tronditës në Korçë, dalin pamjet e dy viktimave (Foto)
    Artikulli i radhësTë burgosurit vrapojnë drejt vendngjarjes, publikohen momentet e frikshme kur Mjacaj ekzekuton Arben Lleshin në qeli (Video)